Te rralla.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Te rralla.

Mesazh nga Andi prej 8/7/2007, 4:51 pm

Duke ngrene pak ketu e pak atje perfunduan ne kafazin e tigrave.Ka ndodhur ne Kine ne kopshtin zologjik,ku nje grup zogjsh te vegjel pule ne kerkim te ushqimit e gjejne veten e tyre brenda nje kafazi me klysh te vegjel tigrash.Klyshet e tigrave i kan pritur mire mysafiret e vegjel duke mos i sulmuar.Mirembajtesit e kopshtit zologjik betohen se kjo eshte hera e pare qe ndodh pasi keto klysh zakonisht ushqehen me mish dhe instiktet e tyre jane per te sulmuar dhe per te ngrene prene e tyre.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė 8/7/2007, 4:58 pm, edituar 1 herė gjithsej

Andi
WebMaster
WebMaster

Male
Numri i postimeve: 3549
Age: 27
Vendodhja: Nuk e di
Koha e lire: Para pc,xhiro,qef
Puna: Universitet
Registration date: 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 63
<b>Kredite</b> Kredite: 7025

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Te rralla.

Mesazh nga Andi prej 8/7/2007, 4:53 pm

Kishte uri dhe ishte nisur per te kerkuar ushqim,por humbi orientimin dhe ne fund e shikon veten rreth 5mij kilometra larg nga shtepia e tije.Kjo aventure i ndodhi nje pinguini i cili kishte arritur ne brigjet e Peruse mbasi ish larguar nga ujrat e ftohte te Kilit jugor.Pinguini ishte coreintuar dhe kish humbur ne det per shkak te disa rrymave ujore oqeanike."Ne kerkimin e ushqimit ka arritur aksidentalisht ne brigjet tona gje qe nuk ka ndodhur ndonje here"u shprehen autoritetet mjedisore te peruse.Pinguini kish hasur ne nje rrjete peshkimi dhe krahu i tije i djathte eshte demtuar.Mbas mjekimt dhe sherimit te tij ai do te kthehet perseri ne shtepine e tije ne KILI.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!

Andi
WebMaster
WebMaster

Male
Numri i postimeve: 3549
Age: 27
Vendodhja: Nuk e di
Koha e lire: Para pc,xhiro,qef
Puna: Universitet
Registration date: 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 63
<b>Kredite</b> Kredite: 7025

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Te rralla.

Mesazh nga Vizitor prej 11/7/2007, 4:20 pm

Kinezėt
si Antibiotik natyror mė tė mirė e pėrdorin kivi-n? (Kivi e forcon sistemin e
imunitetit duke i shumuar qelizat mbrojtėse deri nė dymbėdhjetė herė)

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Te rralla.

Mesazh nga Vizitor prej 11/7/2007, 4:20 pm

Romani
"Vuajtjet e tė riut Werther" i Goethe-s ishte shkaktar i njė serie tė
vetėvrasjeve?

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Te rralla.

Mesazh nga Vizitor prej 11/7/2007, 4:23 pm

Xhejson
Peter nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk beri asnje mungesen shkolle

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

trekendeshi i bermudeve

Mesazh nga Vizitor prej 1/11/2007, 11:10 pm

ky shkrim eshte pak i gjat, por esht interesant, hidhini nje sy




TREKENDESHI I
VDEKJES DHE MISTERI TIJ I PA ZBULUAR





Rasti i vetem i dokumentuar ne Trekendeshin e Bermudeve me nje avion me
pasagjere qe ka patur si te thuash humbje kohe, ose shtrembrim kohe ka te beje
me nje avion te linjes British Airways ne mes te viteve 70 i cili mbasi u futen
ne nje re mbi trekendeshin e Bermudeve, doli qe andej 10 minuta me vonese. Te
gjitha oret e dores te pasagjereve si dhe ato te
avionit , kur u zbrit ne aeroport tregonin nje humbje kohe prej 10 minutash.

Po te kishte nje rast te tille kur nje avion me pasagjer do humbte dhe do rishfaqej perseri mbas 25 vjetesh, kjo do kishte
qene nje sencacion dhe do vazhdonte te flitej edhe
sot e kesaj dite.

Arsyeja pse e them kete ka te beje (pa u mburrur) me faktin qe kam shume
informacion per Trekendeshin e Bermudeve dhe u be
nje kohe pothuajse prej 10 vjetesh qe lexoj rregullisht mbi ate qe ndodh aty
madje kam marre pjese edhe ne 2 simpoziume te organizuara, nje ne Itali ne mars
te vitit 1993 dhe nje ne Canada ne tetor te vitit
2001. Natyrisht thjesht si i apasionuar i fenomenit asgje me shume. Ketu po ju
shkruaj dicka mbi ate qe di si dhe disa nga
teorite e shumta qe ekzistojne mbi misterin e trekendeshit.

Termi trekendesh ka lindur nga forma qe ka hapesira ku ndodhin fenomene te
pashpjegueshme. Ne nje linje te drejte nga Miami (Florida) ne Porto Rico dhe perseri nje tjeter linje nga Porto Rico ne ishujt
Bermude, linje qe me pas rikthehet nga Bermudet ne Miami, te treja me nje
gjatesi prej 1000 Miljesh seicila formohet ai qe eshte quajtur prej shume
vitesh Trekendeshi i Bermudeve.

I ashtuquajturi trekendesh eshte bere objekt i nje sere shkrimesh sensacionale dhe i zhdukjeve te mistershme si dhe
disa anomalive qe eshte pothuajse e pamundur te shpjegohen shkenceritsht apo
brenda koncepteve tona per fiziken, kimine dhe
vete kohen apo materien ne te. Rasti zyrtar qe e shnderroi trekendeshin ne nje
nga fenomenet me te mistershme dhe te frikshme te
globit eshte ai i vitit 1945 me te famshmen Skuadriljen e 19. Ne daten 5
dhjetor te vitit 1945, 5 bombardues te rende te tipit Avenger rreth mesdites
nisen nga baza ushtarake e Fort Lauderdale, Florida, per nje fluturim
stervitor. Koha paraqitej mese e pershtatshme per nje fluturim te tille dhe ekuipazhi pervec nje piloti te ri, ishte me
eksperience te mjaftueshme duke patur seicili te pakten 400 ore fluturimi. Mbas
pothuajse 2 oresh nga nisja e tyre, u kap nje mesazh qe mendohet se ka qene midis
komandantit te skuadriljes dhe njerit prej
piloteve i cili i thoshte qe kishte humbur orientimin. Instrumentat nuk
funksiononin ndersa edhe vete komunikimi midis tyre kishte nderhyrje te forta
ne frekuence. Mesazhe te shkeputura u vazhduan u kapen nga kulla e kontrollit
ne Fort Lauderdale, Florida, dhe po ashtu nga disa
drejtues anijesh te vogla private te ndodhura ne afersi. Nga permbajtja e tyre
kuptohet qe te gjithe kishin humbur orientimin, instrumentat keqfunksionin nga
nje lloj nderhyrje e forte magnetike dhe
vizibiliteti ishte pothuajse zero. Me pas sinjalet u nderprene dhe vetm heshtje. Nga Fort Lauderdale u ngrit nje avion
kerkimi dhe fill mbas tij nje tjeter ne nje
distance kohore te shkurter. Kur avioni i pare ju afrua trekendeshit dhe ui zhduk ne nje re te bardhe (nga e cila nuk doli me
kurre) ne kullen e kontrollit u kap nje mesazh qe thoshte Mos hajde mbas meje,
o zot kjo nuk eshte tokesore....

Mbas ketij mesazhi avioni i dyte i kerkimit u kthye ndersa i pari u zhduk si te
tjeret per te mos u gjetur me kurre. Cdo perpjekje per te gjetur ndonje gjurme
nga skuadrilja e avioneve rezultoi e kote por fakti me trondites per kerkuesit
ishte ai qe nuk u gjet asnje gjurme e vetme vaji motorash gje qe ndodh rendom
ne raste rrezimesh ne det, ose ndonje nga objeket e vete avioneve ndonje
xhakete shpetimi ose gjera te tjera te kesaj natyre. Cdo gje dukej sikur ishte
perpire nga uji.

Arsyeja pse u zgjata me kete "aksident" ka te beje me faktin qe prej
asaj dite fama e trekendeshit mori perpjestime te medha dhe
njohu nje lloj zyrtarizimi ndonese nga organizma te caktuara te qeverise
amerikane, fenomeni kishte disa kohe qe po studiohej.

Qe prej asaj dite numri i raportive per zhdukje anijesh dhe
aeroplanesh si dhe varkash te volga apo anijesh te
medha eshte rritur ndjeshem. Nisur dhe nga kurajo
e njerezve per te folur dhe me ne fund thyerja e
heshtjes prej disa nga deshmitareve qe kane perjetuar situata te ndryshme
brenda trekendeshit, lista e zhdukjeve fatkeqesisht eshte pasuruar ndjeshem. Studiues
te ndryshem te te gjitha fushave, fizikante, kimiste, oqeanologe, gjeologe,
arkeologe etj i kane kushtuar jeten dhe pasionin e
tyre studimit te ketij fenomeni dhe sot e kesaj
dite ndonese kane dale shume teori per ate qe mund te ndodhi ne trekendesh,
asnjera prej tyre nuk mund te quhet e provuar teresisht. Nje prej tyre nga me
prestigjiozet Carls Berlitz (seminarin e te cilit pata fatin ta degjoja ne
Itali ne mars te vitit 1993) i cili eshte autor i shume librave per kete
fenomen (njeri prej tyre i perkthyer edhe ne shqip Pa Lene Gjurme) ka mbledhur
informacionin me te madh qe ekziston per trekendeshin duke e koordinuar punen e
tij dhe me te famshmin ufolog Dr Carl Sagan apo
Stanton Friedman dhe Allen Hynek si dhe me studiues te tjere te fushave te materies dhe fenomenve natyrale.

Ne nje pamje te pergjithshme per ate qe ndodh ne trekendesh ata kane dale me
nje teori qe deri tani eshte nga me te qendrueshmet. Ana me pozitive e ketij
studiuesi, ne ndryshim me shume te tjere eshte qe ai merr ne konsiderate cdo
lloj teorie te paraqitur nga shkenctare te ndryshem madje i perfshin ato ne
referimet e tij ne te gjithe auditoret e botes.

Me pak fjale gjeja me e zakonshme qe verehet ne Trekendesh nga anijet dhe sidomos nga avionet eshte ndryshimi i papritur i
kohes. Nga nje pamje e qarte dhe nje qiell blu,
papritur cdo gje shnderrohet ne nje mjegull te dendur ne nje te ashtuquajtur
White Out qe nga pilotet shpjegohet si bashkimi i qiellit me ujin ne kuptimin e
orientimit, pra mjegulla eshte kaq e denduar sa nuk arrin te shquash ku mbaron
ajri dhe fillon uji. Kesaj i shtohet edhe
mosfunksionimi i plote i instrumentave magnetike si rezultat i nderhyrjeve
shume te forta qe shmangin cdo lloj orientimi si dhe
humbja pothuajse e plote e komunikimit si rezultat i daljes jashte perdorimit
te aparaturave. Nje gje tjeter qe deshmohet rendom eshte dalja papritur e disa
reve ne forme konike dhe ne momentin kur pilotet
jane futur brenda tyre, eshte deshmuar qe per disa caste kane provuar nje lloj
ndjesie sikur kane humbur gravitetin. Nga disa pilote te forcave ajrore
amerikane gjate nje stervitje ne kohen e krizes se raketave ose sic njihet nga
te gjithe si konflikti kuban, eshte deshmuar qe jane "kapur" nga nje
re e tille dhe ajo qe kane perjetuar eshte sa e
mrekullueshme aq dhe misterioze dhe e frikshme. Ne momentin qe grupi i avioneve futet ne
re, humbasin komunikimin me kullen e kontrollit, instrumentat fillojne te
keqfunksionojne dhe ajo qe i shtangu me shume
ishte humbja e gravitetit si dhe pamja qe kishin
para syve. Ne momentin qe u futen ne re e cila nga larg dukej e nje permase te
vogel, qielli ishte i paster dhe shume i qarte. Ndersa
ne momentin qe futen brenda rese ajo nuk kishte te mbaruar dhe cuditerisht ndryshonte forme duke u rrotulluar
brenda vetes me shpejtesi. Nga te gjithe pilotet pamja e brendeshme e rese
pershkruhet si ne ngyjuren e aluminit dhe qe
zgjatohej ne formen e tunelit. Ne fund te tunelit shikohej toke, po nje pamje
shume e vecante per pilotet qe e njihnin mire ate zone te bregdetit. Ne
momentin qe skuadrilja del nga reja, rifitohet komunikimi me radio, busulla
fillon funksionimin por ajo qe ishte me shokuesja ishte qe te gjithe avionet
kishin pershkuar nje distance prej me shume se 1500 miljes ne nje hark kohor
prej 15 minutash. Gje e pamundur per teknologjine tone pa harruar qe edhe sasia
e karburantit te harxhuar ishte ajo qe zakonisht perdoret per nje fluturim
rreth 100 mile. Per te mos harruar qe grupi i piloteve e pa veten e tyre shume
shume largt destinacionit dhe per kete arsye ata
nuk mund te njihnin bregdetit qe pane gjate kohes qe ishin brenda rese. Natyrisht
kjo deshmi eshte e atyre fatlumeve qe i kane perjetuar gjera te tilla brenda
Trekendeshit dhe kane dale gjalle prej tij por
shume te tjere jane zhdukur pa lene gjurme.

Te kthehemi tek Berlitz dhe tek teorite e tij. Ai
mbeshtet fort teorine qe ne zonen e trekendeshit ka nje shmangie te forte
magnetike qe krijon nje lloj deformimi kohor si dhe
dimensional (sipas koncepteve tona per dimensionin dhe
njohurite qe kemi per ekzistencen e vetem 3 prej tyre). Nje lloj force e
pashpjegueshme ndodhet brenda trekendeshit, force e cila shpesh here shperthen
duke thithur anije, aeroplane dhe njerez per te
mos i kthyer me kurre. Nese keta fatkeq ne nje menyre ose tjetren perfundojne
ne nje dimension tjeter apo ne nje bote me te mire, atehere le ti urojme qe te
kthehen nje dite dhe te na tregojne per ato qe
kane pare. Eshte marre shume ne konsiderate edhe teoria e ekzistences ne
trekendesh te nje lloj StarGate, ose nje lloj porte per te kontaktuar bote te
tjera. Nga te gjithe njihet teoria e famshme e kontiniumit hapesire-kohe por
brenda trekendeshit kjo duket sikur nuk para perfillet. Me pak fjale disa nga
ligjet e fizikes qe ne njohim aty nuk perfillen. Shume anije kane humbje ne
kohe, disa prej tyre pershkojne distanca qe nuk i justifikon as koha e
shpnezuar, as karburanti dhe as teknologjia
tokesore. Shume prej tyre deshmojne per nje beteje te vertete magnetike brenda
Trekendeshit te Bermudeve qe shoqerohet me shperthime te forta elektrike, eren
e squfurit qe eshte e zakonshme gjate shperthimit te rrufeve si dhe pranine e mjeteve te panjohura nga teknologjia jone
UFO dhe USO (Unidentifying Sea Object). Per nje
stuhi te tille magnetike ka deshmi dhe nga
kronikat e Kristofor Kolombit ne nje nga udhetimet e tij brenda trekendeshit ku
gjate nje stuhie magnetike ai humbi 6 nga anijet e tija te ngarkuara me ar dhe me sende te tjera te vyera. Shume here jane deshmuar
pamje te ufove ne kete zone sidomos gjate stuhive te tilla magnetike po ashtu dhe pamje te ufove qe zhyten me shpejtesi te ma
imagjinueshme nen siperfaqen e oqeanit pa bere piken me te vogel te zhurmes dhe pa lene asnje gjurme ne uje. Nje fenomen i tille
eshte pare me shume ne Detin e Sargaseve, pjesa veri lindore e trekendeshit aty
ku dhe aktiviteti magnetik eshte me i madhi. Disa
studiues e lidhin veprimtarine e madhe magnetike ne kete zone si rezultat i
efektit qe krijohet nga sistemi i propulsionit qe perdoret nga UFO dhe duke qene se pamja e tyre brenda trekendeshit
deshmohet pothuajse nga te gjithe, kjo teori mbeshtetet si nga me te fortat per
fenomenin. Shmangiet e pashpjegueshme ne kohe, ne distanca dhe crregullimi teresor i te gjitha aparaturave eshte
gjithmone i pranishem.

Disa studiues mbeshtetin teorine e ekzistences se Atlantides ne zonen e
trekendeshit. Te gjithe kemi degjuar per kontinentin e humbur (do bej nje
shkrim me vone per kete gje) por edhe kjo teori eshte e lidhur me nje aktivitet
jashtetokesor pasi mendohet qe nese kontinenti i fundosur eshte brenda
trekendeshit atehere ai ne nje menyre ose tjetren ka lidhje me nje teknologji
te panjohur nga shkenca jone dhe qe smund te
shpjegohet tjeter vecse me nje prani aliene.

Te shkruash per Trekendeshin e Bermudes natyrisht do duheshin mijera faqe per
te thene cdo gje qe dihet apo supozohet. Ajo qe ka me shume rendesi eshte qe
cdo gje deri me sot nuk mund te provohet shkencerisht. Fenomenet qe ndodhin
akoma nuk mund te kuptohen nga shkenca jone dhe
sidomos nga botekuptimi jone per dimensionet dhe
perkuljet e kohes. Teoria e fundit qe po mbeshtetet nga nje grup shume
brilliant shkenctaresh eshte ekzistenca e tuneleve ne hapesire qe mundesojne
shkurtimin e distancave midis planeteve, sistemeve diellore dhe vete galaksive. Trekendeshi me fenomenet qe ndodhin
eshte nje prove per kete teori. Plus teoria tjeter per ekzistencen e nje
dimensioni te katert te cilin ne akoma nuk mund ta emerojme sepse koncepti jon
eshte vetem 3 dimensional. Pra lartesi, gjeresi dhe
gjatesi. Cdo gje tjeter jashte ketij trinomi akoma nuk te perceptohet nga te
gjithe sepse eshte jashte botekuptimit tone per ambjentin qe na rrethon.

Sic e thashe me siper qeveria amerikane (e shquar per fshehje informacioni apo
per tendence keqinformimi) e ka anashkaluar te pakten zyrtarisht ate qe ndodh
ne trekendesh por nga ana tjeter ka filluar prej shume kohesh te studioje
fenomenin, majde shume me perpara sec mund te mendohet.

Rasti me tipik eshte ai i te ashtuquajtures Eksperimenti i Filadelfias i bere
ne vitin 1943. Nepermjet krijimit te nje rryme te forte magnetike u arrit
transportimi brenda casteve i nje destrojeri te marines amerikane nga
Philadelphia, Pennsylvania, ne Norfolk, Virginia.

Anija USS Eldridge me nje ekuipash prej disa dhjetra vetesh u teletransportua
brenda disa casteve ne nje distance qe do ti duheshin ore te tera navigimi. Fatkeqesisht
eksperimenti pati pasoja shume te renda per ekuipazhin te cilet gjate
teletransportimit u kthyen ne nje gjendje transparente dhe
te temerruash shikonin gjymtyret dhe pjeset e
tjera te trupit te beheshin te padukshme. Shume prej tyre paten probleme mendore,
disa vdiqen nga shkaqe te panjohura dhe disa u
mbyllen neper institucione speciale dhe kur dolen
prej andej, askush nuk deshironte me te fliste per ate qe kishte ndodhur. Cdo
gje u mbulua nga heshtja dhe konspiracioni dhe duket sikur qeveria amerikane e ka nderprere kete
eksperiment.

Per te mbyllur kete shkrim dua te shtoj nje tjeter fakt shume te
cuditshem. Ne te njejten forme dhe ne te njejten
zone, vetem se ne anen tjeter te globit tokesor ekziston nje tjeter trekendesh
ne detin e Japonise qe quhet Trekendeshi i Djallit. Cdo gje ketu ndodh ne te
njejten menyre si ne trekendeshin e Bermudeve dhe
fenomeni duket te jete i njejte perfshi zhdukjet dhe
anomalite e tjera. Mbas nje studimi te detajuar rezultoi qe te dy trekendeshat
perputhen plotesisht vetem se ne ane te kunderta te globit.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi