Tave Elbasani

Shko poshtė

Tave Elbasani

Mesazh nga Musafir prej 2008-01-19, 15:55

Pėr 4-5 persona duhen:

Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle,kripė.
Tava e Elbasanit pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me mish qengji ai piqet drejtėpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė. Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korent. Herė pas herė i hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra.
Nė tenxhere me gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, kripė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet oris gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė.
Nė qoftė se ėshtė mish dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15 minuta para pėrfundimit tė zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė tenxhere rrihen vezėt, shtohet miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe kripė.
Copat e mishit vendosen nė tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pėrgatitur dhe gjalpė i freskėt. Piqet nė furrė derisa nė sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe.
avatar
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi