A e mund e bukura bishėn?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

A e mund e bukura bishėn?

Mesazh nga Musafir prej 2007-10-14, 13:46

[[size=18]size=12]





Tė gjithė jemi dakord qė njerėzit duhen gjykuar pėr atė janė e atė qė bėjnė, e jo pėr pamjen e jashtme, e megjithatė jemi po ne qė thellė brenda vetes e shohim pamjen e jashtme si pėrcaktues tė mėnyrės me tė cilėn shohim tė tjerėt. Pėrpara njė pamjeje engjėllore, tėrheqėse, joshėse, tė gjithė ēarmatosemi dhe priremi tė jemi mė pozitivė e tolerantė. Stereotipi “e bukura ėshtė e mirė” na shtyn qė brenda vetes tė besojmė se njerėzit tėrheqės kanė edhe karakteristika tė tjera pozitive.



Nė fakt pėlqyeshmėria jonė ndaj bukurisė fizike, veē formėsimit qė merr nga kultura sipėrfaqėsore mediatike, i ka rrėnjėt thellė nė atė ēka ne jemi. Dėshira jonė pėr tė qenė tėrheqės, ashtu sikurse edhe nevoja pėr t’u ushqyer, pėr tė fjetur apo pėr tė qenė tė lumtur, qėndron nė bazė tė nevojave njerėzore. Ashtu sikurse kėto tė tjerat na ēojnė drejt mbijetesės, ajo ėshtė e programuar nė mendjet tona si njė mėnyrė pėr tė vazhduar jetesėn e pėr t’u pasur pasardhės. Nė fund tė fundit, nėse meshkujt e femrat nuk do tė tėrhiqeshin nga njeri-tjetrin, askush prej nesh nuk do tė ishte kėtu. Tė gjithė jemi tė pajisur me instinkte qė ēojnė drejt riprodhimit. Ēdo krijesė, qė nga organizmi mė i ulėt e deri te ai mė kompleks e dėshiron seksin, dhe njė paraprirės i kėsaj dėshire ėshtė edhe tėrheqja. Qeniet njerėzore tėrhiqen nga shumė gjėra, ndėr tė cilat dhe nga pamja e pėlqyeshme, qė duhet theksuar ėshtė vetėm shkalla e parė drejt pėlqyeshmėrisė. E nė momentin qė kontakti vendoset tė tjerė janė faktorėt qė dalin nė plan tė parė e qė ndikojnė mė shumė nė marrėdhėniet qė vendosim me ata qė na rrethojnė.

Pjesa mė e madhe e njerėzve do tė dėshiron tė ishin fizikisht tėrheqės. Sigurisht, nėse marrim parasysh paratė dhe kohėn qė shpenzohet nė veshje, produkte bukurie, ushtrime fizike e kirurgji plastike, tėrheqja fizike duket njė qėllim pėr tė cilin shumė veta aspirojnė. Po kur kostot e tė qenit tė bukur janė kaq tė larta, pėrse njerėzit i vazhdojnė pėrpjekjet e tyre? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė. Ata qė gjykohen si tėrheqės pėrgjithėsisht konsiderohen si inteligjentė, tė kėndshėm, tė lumtur, fleksibėl, interesantė, tė besueshėm, seksi, pranues, tė fortė, miqėsorė, modestė, tė pastėr e tė suksesshėm mė shumė se ata mė pak tėrheqėsit.

Por, pamja tėrheqėse ka dhe anėn e errėt tė saj. Njė femėr tėrheqėse shpesh shihet si delikate, sipėrfaqėsore e pavendosur dhe e tėrhequr nga jeta e lehtė. Pėrjashtim kėtu bėjnė meshkujt, tė cilėt pėrgjithėsisht shikohen si tė vendosur, tė aftė dhe aktivė. Studimet sugjerojnė se shpėrblimet e pritshme shoqėrore pėr pamjen e jashtme janė iluzore, veēanėrisht pėr femrat. Kėshtu pėr shembull, bukuria mund tė nxisė pėrshtypje mė pak pozitive pėr femrat nė situatat profesionale. Njė besim njė mbahet rėndom (megjithėse pa baza) ėshtė se femrat tėrheqėse i kanė arritjet e tyre mė shumė bazuar nė pamje, se nė aftėsi. Nga ana tjetėr, mendohet qė ato tė jenė shumė sociale, me mundėsi mė tė mėdha zgjedhjeje, e sigurisht jo tė vetmuara. E pra, studimet kanė treguar tė kundėrtėn. Tė bukurėn njerėzit shpesh e paragjykojnė, e nėnvleftėsojnė si nė rastin e “dhelprės dhe rrushtė”, dhe duke e parė si njė mollė tė ndaluar pėr standardet personale kanė frikė t’i afrohen vėrtetė. Nga ana tjetėr, beteja e vazhdueshme pėr tė ndjekur idealin e tė bukurės, tek vetė tėrheqėsit, ēon nė nivele tė larta stresi dhe nė ankth kronik. Dėshtimi nė pėrmbushjen e kėtij standardi ēon nė pakėnaqėsi, vetėvlerėsim tė ulėt e dėshpėrim tek ata, tė cilėt vetėvlerėsimi bazohet edhe nė tėrheqjen fizike.

Ndaj, tė qenit tėrheqės, jo domosdoshmėrisht shoqėrohet me nivel mė tė larta kėnaqėsie e mirėqenieje sikurse shpesh mendohet. Theksi qė i vihet bukurisė ka pasoja sociale e psikologjike te njerėzit e veēanėrisht te femrat si rezultat i kėrkesės, e nevojės pėr tė pėrmbushur standardet e vetes ashtu edhe ato tė shoqėrisė. Betejė me mullinjtė e erės! Mėnyra si ne reagojmė ndaj asaj qė konsiderojmė tė bukur ėshtė e ēuditshme shpeshherė. Ėshtė mė shumė njė ēėshtje estetike, e akoma mė shumė njė pėrcaktim kulturor me njė domethėnie tė fortė mirėqenie fizike qė do tė pėrcjellė gene tė mira nė gjeneratat pasuese.
avatar
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A e mund e bukura bishėn?

Mesazh nga prikeni prej 2008-03-30, 21:40

shum bukur urime nuk kam cfar te them ..



Kur dashuron, edhe majmuni tė duket
i bukur, kur nuk dashuron nuk tė pėlqen as lulja lotos.
avatar
prikeni
pc + pc = shejtan
pc + pc = shejtan

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 60
Vendodhja : atje ku kam qen
Koha e lire : ateje ku me pelqen
Puna : paradite bushim ,mbazdite pa pun..
Registration date : 28/03/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 15
<b>Kredite</b> Kredite : 3542

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi