Trajneri i Armenisė: E kam vėzhguar Shqipėrinė

Shko poshtė

Trajneri i Armenisė: E kam vėzhguar Shqipėrinė

Mesazh nga Andi prej 2015-03-29, 08:55

Ekipi i Armenisė ka mbėrritur kėtė pasdite nė qytetin e Elbasanit, ku nėn masa tė rrepta sigurie, ekipi ėshtė shoqėruar nė ambjentet e stadiumit “ Elbasan Arena”, pėr t’u stėrvitur pėr ndeshjen qė do tė zhvillohet tė dielėn mes Armenisė dhe Shqipėrisė.

Sfida mes Shqipėrisė dhe Armenisė do tė jetė njė takim mjaft i luftuar, ku do tė kėrkohet fitorja nga tė dyja skuadrat. Kėtė e ka konfirmuar sot trajneri zvicerian i pėrfaqėsueses sė Armenisė, Bernard Challandes, i cili ėshtė shprehur se dėshiron fitoren pėrballė Shqipėrisė, nė ndeshjen e vlefshme pėr kualifikueset e “Euro 2016″ qė do tė zhvillohet kėtė tė dielė nė “Elbasan Arena”.

Gjatė konferencws sė sotme pėr shtyp nė Elbasan, pėrpara stėrvitjes sė fundit tė skuadrės armene, tekniku 63-vjeēar, thuri elozhe pėr Kombėtaren Kuqezi, duke theksuar se nuk i trembet vetėm njė lojtari tė caktuar, por tė gjithė skuadrės.
“I kam parė tė gjitha ndeshjet e Shqipėrisė. Nė miqėsoren me Italinė, isha i pranishėm dhe nė stadium, por kam parė dhe shumė video nė Youtube. Shqipėria ka shumė lojtarė qė luajnė nė Zvicėr, njoh mirė Canėn, Gashin dhe Xhakėn. De Biasi ka ndėrtuar njė skuadėr tė mirė, ku forca e ekipit ėshtė grupi i bashkuar”, tha Challandes.

Pėrsa i pėrket rezultatit, Challandes shprehet se nuk do tė firmoste pėr njė barazim. “Nuk do tė firmosja pėr barazim, pasi nė pozitat qė jemi na duhet fitorja, dhe pikėrisht pėr 3 pikėt do tė zbresim nė fushėn e lojės. Formaconin do ta zbuloj para takimit”.

Ndėrsa duke folur pėr yllin armen tė skuadrės gjermane Borusia Dortmund, Henrikh Mkhitaryan, trajneri Challandes ka theksuar se, “Henrikh Mkhitaryan ėshtė mirė dhe mund tė luajė titullar”.

Pyetjes se nėse humb me Shqipėrinė a do tė japė dorėheqjen trajneri i Armenisė, ky i fundit ėshtė pėrgjigjur se “ unė jam trajneri i Armenisė, dhe e rėndėsishme ėshtė qė tė fitojmė ndeshjen dhe tė kualifikohemi pėr 2016”.

Lidhur me tė ardhmen e tij, trajneri zvicerian Challandes ėshtė shprehur se tani mendon vetėm pėr futbollin, ndėrsa ka theksuar se e ardhmja e tij nuk ka rėndėsi.

Sakaq nė stadiumin “ Elbasan Arena” ekipi po stėrvitet si edhe po njihet mė nga afėr me kushtet qė ofron stadium i ri i Elbasanit.

Shqipėria dhe Armenia do tė luajnė nesėr nė orėn 18:00 nė “Elbasan Arena” ndeshjen e katėrt nė grupin I tė eleminiatoreve tė kampionatit Europian tė futbollit ‘Francė 2016’. Shqipėria renditet nė vendin e tretė tė renditjes me 4 pikė ndėrsa Armenia renditet nė vendin e fundit me 1 pikė.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
avatar
Andi
WebMaster
WebMaster

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 30
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 9428

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi