Menu dreke pėr ditė festash dhe bankete

Shko poshtė

Menu dreke pėr ditė festash dhe bankete

Mesazh nga Andi prej 2015-03-15, 16:37

Banketet jane dy llojesh, banketi koktej (sherbimi ne kembe) dhe banket me tryeza (sherbimi ulur). Do ju sjellim ketu nje larmi menysh qe edhe ju mund ti perdorni ne raste festash/banketesh.

Ne shumicen e banketeve me perjashtim te antipastes cdo gje tjeter sherbehet e ngrohte. Dreka ne nje banket fillohet me antipaste, e cila pergatitet duke vene sasi te vogla nga shume lloje ne tavoline.

Radhitja e pijeve ne banket:

Pijet per ne banket caktohen sipas llojit te gjelleve qe do te shtrohen. Per gjellet me peshk dhe per brumrat sherbehet gjithnje vere e bardhe brusko, ndersa per gjellet me mish dhe shpende vere e kuqe. Ketu duhet te jene pak te thata ose DRY sic perdoret ne shume vende te botes.

Me embelsirat ose frutat zakonisht sherbehet shampanje ose vere e bardhe apo e kuqe e embel (ketu duhet te keni parasysh shijen e mushtit kur zgjidhni nje vere te tille) Ne fund te banketit sherbehet gjithnje caj ose kafe me konjak ose pije te tjera alkolike pak me te forta (me perqindje me te madhe se birra, apo vera)

Ne raste dasmash apo edhe ndonje gezim tjeter familjar banketi mund te hapet dhe te urohet edhe me shampanje (zakonisht ne familjet shqiptare me Raki)

Menu I

Leng mishi i kthjellet me veze
Pule e pjekur me garniture
sallate e stines
Byrek me kima
Bizele me vaj ose mashurka te njoma
djathe i bardhe e kackavall
embelsire
fruta

Menu II

Supe me fidhe me leng pule
Eskallop furre me garniture
Sallate e stines
Salce kosi me garniture
Embelsire
Fruta

Menu III

Meze te ndryshme per hapje oreksi
Supe nga lengu i gjeldetit
Gjeldeti i mbushur me garniture me patate te furres
sallate e stines
kompekaj me arra
fruta te ndryshme

Menu IV

Antipaste me baze sallate ruse
Rrole me mish te grire me garniture patate, karrota e bizele
sallate e stines
djathe i bardhe e kackavall
Torte ose bakllava
fruta

Menu V

Sardele ose proshute
Supe krem me lulelaker
byrek me mish
fileto pule
parfe
kafe me liker

Menu VI

Fazan i pjekur
Salce majoneze
sallate greke
kastraveca dhe domate te prera
eskalop ose biftek i castit
torte
fruta

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
avatar
Andi
WebMaster
WebMaster

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 30
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 9481

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi