Shendetlie,sheqerpare,tort ananasi dhe kompekaj

Shko poshtė

Shendetlie,sheqerpare,tort ananasi dhe kompekaj

Mesazh nga Andi prej 2015-03-15, 16:31

Shendetlie
Per 25 cope duhen:

Miell 3 gota uji , sheqer 1 gote uji, mjalte 2-3 luge gjelle, veze 2 kokrra, sode nje maje luge kafeje, arra 1-2 filxhan? kafeje, gjalpe 2 filxhane kafeje, pak vanilje dhe uje 2 filxhana kafeje.


Per sherbetin:
Sheqer 3 gota uji, uje 2 gota e gjysem.

Ne nje ene perzihen mire vezet sheqeri, mjalti, gjalpi dhe ne fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i perzier me sode. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me veze, behen disa vija me pirun ne forme rombi dhe hidhet sherbet i vakur i aromatizuar me vanilje.
-------------------------------------------------------------------------------
Sheqerpare

10 te verdha vezesh +nje te bardhe
1kg miell
1kg gjalp
per sherbetin
2gota uji me sheqer 1 me uje pra masa dy me nje
rahim te verdhat e vezeve bashke me te bardhen jo shume po mjaftueshem pastaj shtojme gjalpin e shkrire me pare por te ftohur,i perziejme bashke dhe fillojm e shtojme miellin ngadale duke e perzier me dore(ngjeshur)pasi te kesh shtire te gjithe miellin e punojme me duar brumin pastaj e ndajme ne kulece sipas deshires i rendisim ne tepsi piqet ne furre ne temperature 300* sherbeti i fidhet i vaket si dhe sheqerparja te jet e vaket hidhet me kujdes qe te mos prishet kokra e sheqerpares
____________________________________________________________________________
Torte ananasi

perberesit:

200g miell
100g sheqer
100g arra
100 g gjalpe
3 veze
2 luge sode buke
dhe sipas deshires 4-5 feta ananasi

Ne fillim rihen vezet me sheqerin ,derisa formohet nje tip kremi me pas shtohet mielli gjalpi i shkrire ..trazohen te gjitha bashke derisa te perzihen mire shtohen dhe arrat dhe soda e bukes. Mbasi jane perzier e leme menjane dhe bejme gati tepsine ku do e pjekim te cilen e lyejme me gjalpe dhe me miell me qellim qe torta te mos ngjitet kur ta nxjerrim...vendosim fetat e ananasit dhe siper hedhim perberjen qe pergatitem...
piqet ne furre me 180? per 30'. Kur ta nxirrni, permbyseni tepsine me qellim qe fetat e ananasit te dalin siper tortes si dekoracion ...mund te lini nje pjese te arrave per tia hedhur siper...

_______________________________________________________________________
KOMPEKAJ

Per 1 mase:

2-3 peta byreku, veze 5 kokrra, sheqer 5 luge gjelle, kakao 1 luge gjelle, arra te shtypura 3 luge gjelle, gjalp 1-2 luge gjelle, sherbeti (2 gota uje, 2 gota sheqer). Ne tepsine e lyer me gjalp shtrohen 1 ose 2 pete.

pandispanja pergatitet si me poshte:

rrihen vezet me sheqerin sa te behet nje mase e qendrueshme ( te bardhat perpara pastaj i hidhet e verdha e vezeve), i hidhet mielli i perzier me kakao dhe arrat, perzihet lehte dhe hidhet ne tepsi, mbi peta. Siper hidhet peta tjeter dhe sperkatet me gjalp. futet ne furre dhe piqet ne temp. 200-220 grade.
Pergatitet shurupi. kur kompekaji te jete pjekur e presim ne copa racioni, e leme te ftohet, dhe i hidhet shurupi jo shume i nxehte.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
avatar
Andi
WebMaster
WebMaster

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 30
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 9481

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi