Bakllava e shpejtė

Shko poshtė

Bakllava e shpejtė

Mesazh nga Andi prej 2015-03-15, 16:01



Pėrbėrėsit:

* 2 vezė tė plota e 3 tė verdha vezėsh,
* 1 gotė vaj e 1 qumėsht,
* afro 600 gr miell tė situr dhe tė pėrzier me pluhur paste,
* 700 gr niseshte,
* 1/2 kg arra tė grimcuara ose tė bluara,
* 1/2 kg gjalpė.

Sherbeti:

* 2 kg sheqer,
* 1 lit ujė,
* lėngu i ½ limonit,
* 1 sheqer vanileje.

Pėrgatitja:

Tunden vezėt me pirun, shtohet vaji dhe qumėshti. Nė masėn e pėrzier mirė, shtohet mielli pak nga pak dhe zihet njė brumė i butė. Brumi ndahet nė 10 pjesė, e pastaj nga ēdo pjesė bėhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. Ēdo topth hapet sa njė pjatė e vogėl dhe duke e pėrmillur me niseshte vehen nga 5 petė njėra mbi tjetrėn. Pesė petėt e bashkuara hapen dhe hollohen duke i pėrmillur me niseshte, nė njė petė tė hollė dhe tė madhe. Njėlloj veprohet me tėrė masėn e brumit. Nėse dėshirohet bakllava me petė tė radhitura, atėherė petėt e holluara vihen nė tepsi njėra mbi tjetrėn,duke i spėrkatur me nga njė lugė yndyrė. Pasi tė hollohen dhe palosen nė tepsi gjysma e petėve, vihen arrat dhe shtrihen nga tė gjitha anėt njėlloj. Hollohen edhe gjysma e petėve tė tjera nė tė njėjtėn mėnyrė dhe vihen mbi arra. Pritet nė formė delimash.
Nėse dėshirohet bakllava me petė tė mbėshtjella nė role, atėherė pasi tė hollohet peta me 5 kuleē, paloset gjer nė gjysmė nga tė dyja anėt, poshtė dhe lartė. I hidhen arrat nė mes nė formė shiriti dhe mbėshtillet sikurse roladė, duke e palosur pjesėn e lartė pėrmbi. Bakllava pritet nė delima madhėsish tė dėshiruara dhe me lugė i hidhet gjalpi i shkrirė. Futet nė furrė tė nxehtė me temperaturė 170 gradė C pėr t’u pjekur dalėngadalė pėr 11/2 orė ose edhe mė tepėr. Nėse bakllava skuqet mbi qė nė fillim, ajo mbulohet me letėr dhe pjekja vazhdon gjersa tė skuqen petėt edhe brenda.

Sherbeti:Vlohet uji me sheqer,shtohet ½ limoni i grimcuar dhe lėngu i gjysmė limonit si dhe 1 sheqer vaniljeje. Pasi tė largohet sherbeti nga zjarri, shtohet njė gotė ēaji ujė i ftohtė dhe me sherbet tė valė, pėrvėlohet bakllava e ftohur. Mbulohet gjersa ta pijė sherbetin.

Variant pėr mbushje:1 kg vishnje tė pastruara nga bėrthamat sheqerosen pak dhe nė shirit vendosen nė vend tė arrave. Mund t’i hidhen pak arra tė bluara, nė mėnyrė qė ato ta thithin lėngun e vishnjeve. Gatuhet dhe piqet nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse bakllava me arra.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
avatar
Andi
WebMaster
WebMaster

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 30
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 9481

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi