Ja emrat e rinj tė listės De Biazi kundėr Armenisė

Shko poshtė

Ja emrat e rinj tė listės De Biazi kundėr Armenisė

Mesazh nga Andi prej 2015-02-28, 19:44



Ndeshja me Armeninė, e vlefshme pėr eliminatoret e EURO 2016, qė do tė zhvillohet nė fund tė muajit mars, pritet tė ketė disa risi pėr Kombėtaren shqiptare. Trajneri Xhani De Biazi ka vėzhguar disa lojtarė pėr t’i afruar nė pėrfaqėsuese.

Sipas burimeve pranė stafit teknik, janė 5 futbollistė tė rinj qė mund tė grumbullohen nga
tekniku italian pėr sfidėn e rėndėsishme me armenėt. Berat Xhimshiti (Zyrih), Donis Avdijaj (Shturm Graz), Naser Aliji (Vaduz), Shkėlzen Gashi (Bazel) dhe Endri Ēekiēi (Dinamo Zagreb), janė emrat e lojtarėve qė mund tė grumbullohen nga De Biazi pėr sfidėn e muajit tė ardhshėm. Lojtarėt nė fjalė janė vėzhguar nga tekniku italian gjatė kėsaj periudhe, nė tė cilėn tė pestė po kalojnė njė formė mjaft tė mirė, aq sa me shumė mundėsi do tė veshin fanellėn kuqezi, raporton Sportekspres
Xhimishti - Lojtari i Zyrihut pritet tė jetė prurja e re e trajnerit Xhani De Biazi, pasi ai po shkėlqen nė futbollin zviceran. Mbrojtėsi i qendrės njihet si njė lojtar i klasit botėror dhe shumė shpejt do tė jetė nė majat e futbollit. Pėrveēse ėshtė njė mbrojtės, ai shpeshherė shėnon dhe gola dhe ėshtė mjaft rezultativ. Shtatlartė (190 cm), 22-vjeēari ėshtė njė prej kandidatėve pėr njė vend nė pėrfaqėsuesen kuqezi dhe pritet qė me Armeninė tė thirret nga De Biazi. Qė nga viti 2012 Berat Xhimishti luan me Zyrihun (aktualisht skuadra qė mban vendin e dytė nė kampionatin zviceran), me tė cilin ka luajtur 70 ndeshje dhe ka shėnuar 3 gola.

Avdiaj – Donis Avdijaj ka treguar vlerat e tij nė ndeshjet e fundit me Shturm Grazin nė Austri, ku ėshtė transferuar nga Shalke 04. Vetė De Biazi pati deklaruar se po priste qė Avdijaj tė kalonte nė ekipin e parė dhe shqiptari i tregoi shumė mirė vlerat nė ndeshjen e fundit me Shturmin. Edhe pse ende 18 vjeē, Avdijaj cilėsohet si njė prej lojtarėve me tė ardhme, ndaj pritet qė tė marrė ftesėn nga tekniku italian pėr tė veshur fanellėn e Kombėtares shqiptare.

Ajili - Pasi pranoi ftesėn e Shqipėrisė, me shumė mundėsi Naser Ajili jo vetėm qė do tė jetė i gatshėm ndaj Armenisė, por edhe mund tė diskutojė vendin e titullarit me Ansi Agollin. Mbrojtėsi kaloi nga Bazeli te Vaduzi, teksa mosha e tij e re, vetėm 21 vjeē, premton qė ai tė jetė njė prej lojtarėve tė sė ardhmes sė pėrfaqėsueses sonė. Ajili ka luajtur me ekipet e moshave tė Zvicrės, por sė fundi ka zgjedhur Shqipėrinė pėr ta pėrfaqėsuar nė arenėn ndėrkombėtare.

Gashi – Shkėlzen Gashi ėshtė futbollisti mė i njohur, qė kėtė herė pritet tė jetė pa diskutim nėn urdhrat e De Biazit. Italiani kėsaj radhe nuk do t’ia lejojė vetes njė gabim tė tillė pėr tė mos e grumbulluar sulmuesin qė po shkėlqen me Bazelin nė kampionat dhe luan edhe nė Ligėn e Kampioneve. De Biazi ka thėnė se Gashi ėshtė si Samuel Eto qė sakrifikon pėr ekipin, ndaj pa diskutim qė do ta ftojė 26-vjeēarin pėr sfidėn me armenėt.

Ēekiēi - Risia e pestė pritet tė jetė Endri Ēekiēi, i cili po luan me sukses me gjigantin kroat, Dinamo Zagreb. Ndoshta dhe pse nė kulturėn tonė nuk ėshtė qė tė luajnė me Kombėtaren A lojtarė kaq tė rinj sa Ēekiēi, por nėse ai luan me gjigantėt kroat tė Dinamo Zagrebit, kur lojtari gėzon njė gjendje tė mire dhe kur vetė ai shprehet se ėshtė gati tė luajė kundėr Armenisė, shanset ndoshta tė vogla, por janė reale qė talenti i Zagrebit tė ftohet nė kėtė ndeshje. 18-vjeēari ka luajtur me tė gjitha ekipet kombėtare tė moshave, U-17, U-19 dhe shpresat, teksa tashmė pritet tė grumbullohet dhe me Kombėtaren A.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
avatar
Andi
WebMaster
WebMaster

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 30
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 9515

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi