Vret burrin, 62-vjeēarja: Prishte lekėt kot

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vret burrin, 62-vjeēarja: Prishte lekėt kot

Mesazh nga Andi prej 2015-02-23, 09:37



Konflikti me bashkėshorten i ka kushtuar jetėn njė 66-vjeēari, i cili u godit prej saj me thikė nė zemėr. Ngjarja ndodhi dy net mė parė nė lagjen “18 Shtatori” nė Gjirokastėr kur Dituri Meni, 62 vjeēe dyshohet se ka vrarė me thikėn e bukės burrin e saj Flamur Meni, 66 vjeē. Pas ngjarjes ajo njoftoi familjarėt e saj, tė cilėt e transportuan me urgjencė drejt spitalit rajonal nė Gjirokastėr, ku deklaruan se Meni tentoi tė vriste veten. I moshuari ndėrroi jetė

pak minuta mė pas, ndėrsa mjekėt e spitalit njoftuan policinė dhe i bėnė tė ditur se nuk bėhet fjalė pėr vetėvrasje, pasi plaga ėshtė shkaktuar nga njė tjetėr person. Nė kėto rrethana policia shoqėroi gruan e tė ndjerit e cila pranoi autorėsinė e vrasjes. Ndaj saj u mor masa e arrestit pėr “Vrasje nė familje”.

Krimi

Bashkėshortet Dituri dhe Flamur Meni kishin pasur shpeshherė debate mes tyre pasi ky i fundit kthehej vonė nė shtėpi dhe konsumonte alkool. 62-vjeēarja nuk pranonte qė burri i saj tė konsumonte paratė nėpėr lokale ndaj dhe kishte pasur disa herė debate me tė. Njė gjė e tillė ndodhi edhe rreth orės 21:00 tė sė shtunės nė banesėn e tyre qė ndodhet nė lagjen “18 Shtatori” nė Gjirokastėr. Flamur Meni kishte dalė nė orėt e pasdites nga shtėpia dhe kur u kthye bashkėshortja e tij ka konstatuar se ai vinte erė alkool. Ajo i ka kėrkuarparatė qė ai kishte marrė nė shtėpi, por 66-vjeēari i tha se i kishte prishur me shokėt. Kaq ėshtė dashur qė mes tyre tė nisė sėrish njė debat i ashpėr. Policia dyshon se pas fjalėve fyese tė ndėrsjella, Meni mund tė ketė ngritur dorė mbi gruan e tij.

Kjo e fundit ka rrėmbyer mė pas thikėn e bukės dhe e ka goditur njė herė nė zemėr bashkėshortin, i cili ėshtė rrėzuar menjėherė nė dysheme i gjakosur. Pas kėtij krimi, 62-vjeēarja njoftoi familjarėt e saj, tė cilėt bėnė tė mundur transportimin e tė plagosurit drejt spitalit tė Gjirokastrės. “Ka qenė e pamundur shpėtimi i tė plagosurit pasi ai kishte marrė njė plagė nė zemėr dhe ndėrroi jetė pak minuta mė pas”-thanė mjekėt e spitalit, tė cilėt njoftuan policinė. “Grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor kanė kryer gjatė natės veprimet paraprake, ku nė ndihmė tė ekspertit mjeko-ligjor, mėngjesin e djeshėm mbėrritėn nga Tirana njė grup ekspertėsh tė Mjekėsisė ligjore dhe, nga kėqyrja qė iu bė kufomės, rezultoi se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojė e goditjes me thikė nė zemėr”- deklaroi Policia e Shtetit.

Dėshmia

Pas hetimeve tė para rezultoi se viktima ishte qėlluar me thikė nga njė tjetėr person. Policia ngriti dyshime mbi bashkėshorten e tė ndjerit, e cila u shoqėrua nė ambientet e komisariatit tė policisė sė Gjirokastrės. “Me ēiftin jeton edhe djali i tyre, por u verifikua se, nė momentin qė ka ndodhur ngjarja, ai nuk ndodhej nė banesė. Dyshimet u ngritėn mbi 62-vjeēaren Dituri Meni, e cila pranoi autorėsinė e krimit”- thanė pėr “Shekullin” burimet policore. Ajo u tha oficerėve tė policisė kriminale se bashkėshortin e qėlloi pas njė debati tė fortė me tė, ndėrsa u shpreh se ai e kishte goditur. “Burri im nuk ishte i disiplinuar.

Ai vinte vonė nė shtėpi dhe pinte alkool. Dilte pasdite nga shtėpia dhe i harxhonte lekėt nėpėr lokale dhe nė mbrėmje kthehej i dehur. Mes nesh kishte pasur edhe herė tė tjera debate, por kėsaj herė ai mė qėlloi. Mu errėsuan sytė dhe mora njė thikė. Nuk desha ta vrisja, por kisha frikė pasi ai mu vėrsul” mėsohet tė ketė thėnė nė polici 62-vjeēarja Dituri Meni. Pas marrjes nė pyetje ndaj tė dyshuarės u mor masa e arrestit pėr veprėn penale tė ‘Vrasjes nė familje”.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
avatar
Andi
WebMaster
WebMaster

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 30
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 9237

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi