Ish-tenisti Agasi rrėfen: Kam pėrdorur droga tė rėnda.

Shko poshtė

Ish-tenisti Agasi rrėfen: Kam pėrdorur droga tė rėnda.

Mesazh nga Andi prej 2009-10-29, 23:41

SHBA- Njė rrėfim shokues i fituesit tė 8 Grand Slemeve nė historinė e tenisit, Andre Agasi, i cili nė autobiografinė e botuar nė tė pėrditshmen Times ka pranuar se gjatė karrierės sė tij ka pėrdorur droga tė rėnda. Amerikani ka bėrė tė ditur nė librin e tij se ka hyrė nė botėn e drogės rreth vitit 1997, kur karriera e tij ishte nė rėnie, ashtu si martesa me aktoren Bruk Shilds.

Agasi tregon gjithashtu se nė vitin 1997 ka rezultuar pozitiv nė disa teste dopingu, por ėshtė detyruar tė gėnjejė autoritetet pėr t’i shpėtuar pezullimit. Pas njė kontrolli, ai u ka shkruar njė letėr drejtuesve tė Federatės, ku thoshte se kishte pirė gabimisht njė vodka, ku asistenti i tij i quajtur Slim, kishte hedhur njė substancė tė ndaluar. Ish-tenisti amerikan ka pranuar se ka pėrdorur drogė tė tipit metamfetaminė dhe se nė disa vite ishte nėn varėsinė e saj.

“Slim, asistenti im hodhi pak pluhur nė njė tabaka kafeje dhe nisi ta thithte. Mė pas e provova edhe unė dhe nė fillim ndjeva njė lehtėsim. Nuk isha ndjerė kurrė aq i lehtėsuar dhe i mbushur me energji”, shkruan 39 vjeēari Agasi. Ai fitoi turneun e Uimbėlldonit nė vitin 1992, ndėrsa nė vitet 1994 dhe 1995 fitoi US Open dhe Australian Open. Viti 1997 e gjeti atė jashtė 100 tenistėve mė tė mirė tė botės, por dy vjet mė pas Agasi u rikthye, duke triumfuar nė French Open nė Paris.

Ai e mbylli vitin 1999 sėrish si numri 1 nė botė, ndėrkohė qė u tėrhoq nga tenisi nė vitin 2006. Nė librin e tij, qė do tė dalė nė treg mė 9 nėntor, Agasi pranon se nuk ndjehet i shqetėsuar nga impakti qė do tė ketė te fansat e tij. Por, ka qenė i menjėhershėm reagimi i Agjencisė Botėrore tė Anti-Dopingut, qė ka kėrkuar sqarime pėr kėtė rast, ē’ka pritet tė sjellė edhe njė furtunė brenda kėsaj agjenci

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
avatar
Andi
WebMaster
WebMaster

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 30
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 9514

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi