Refik Halili bėhet president i Tiranes.

Shko poshtė

Refik Halili bėhet president i Tiranes.

Mesazh nga Andi prej 2009-08-01, 16:56

Refik Halili ėshtė zgjedhur presidenti i ri i Tiranės, kėtė herė nga Asambleja e organizuar nga vetė klubi. Bėhet fjalė pėr njė ndryshim tė madh nė klubin bardheblu, ndonėse donatore do tė vazhdojė tė mbetet edhe Shefikat Ngjela. Nė Asamble ishin tė pranishėm 40 delegatė nga 51 nė total dhe nė fund votimi u bė i hapur, duke i dhėnė kandidatit tė vetėm Halili shumicėn e atyre tė pranishmėve nė sallė. Tashmė ai ka edhe "bekimin" e komunitetit bardheblu pėr tė drejtuar i vetėm klubin mė tė madh tė vendit. E nė fakt, pas Asamblesė sė djeshme shumė gjėra pritet tė ndryshojnė te Tirana. Sepse, Halili do tė ketė kompetenca mė tė mėdha, ndėrsa shumė vendime do t'i marrė mė i qetė. "Nuk do zhgėnjej askėnd, pasi ndryshe nga mė pėrpara, kėtė herė kam pėrkrahjen tuaj, - tha ai pas votimit. - Ju premtoj se nuk do tė rresht kurrė sė punuari pėr Tiranėn, tė cilės i kam dhėnė gjakun tim. Klubin tonė do ta ngremė mė lart, do arrijmė tė vjelim edhe mė shumė tė ardhura, sepse ka shumė mėnyra ligjore pėr tė bėrė njė gjė tė tillė", deklaroi presidenti bardheblu.

Debatet
Nuk kanė munguar debatet nė sallėn e djeshme tė Asamblesė, ndonėse nė fund votimi ndaj Refik Halilit ishte thuajse unanim. Rritja e numrit tė anėtarėve tė Asamblesė, por edhe ndryshimet nė kryesinė e klubit apo vendime tė tjera, kanė sjellė reagime tė ndryshme. Po kėshtu, nė sallė pati edhe momente groteske si ai pėr "1 minutė heshtje sepse X-it i ka vdekur gjyshi" apo "ka ndryshuar Kushtetuta e SHBA-sė tė mos ndryshojė Statuti i Tiranės". Nė sallė nuk kanė munguar as futbollistėt, tė cilėt njė pjesė tė mirė tė vendimeve e kanė pritur me batutat e zakonshme.

Premtimet
Refik Halili kėrkoi qė nė fillim tė Asamblesė sė djeshme votat e anėtarėve, duke iu premtuar atyre ndryshime sidomos nė mėnyrėn e funksionimit tė klubit. "Dikush ka shkuar dhe ka marrė paratė tona nė FSHF dhe i ka prishur pėr qejf tė vet, kėshtu kanė funksionuar gjėrat kėtu, - u shpreh ai. - Unė po ju them se nuk do tė rresht kurrė sė punuari pėr kėtė klub dhe pėr t'i ndryshuar kėto gjėra. Ju sot mė dhatė besimin dhe meqė kam viston, me mėnyra ligjore mendoj se do t'i shtojmė tė ardhurat e klubit tonė. Nė bashkėpunim edhe me znj. Ngjela, e cila ėshtė nė dijeni tė kėsaj Asambleje dhe mė ka thėnė tė bėj mė tė mirėn pėr Tiranėn, ne do mundohemi qė tė ndėrtojmė gjithmonė njė skuadėr kampione. Madje, do tė bėjmė edhe disa ndryshime nė infrastrukturė, sepse them qė kemi vėrtetė nevojė", u shpreh Halili. Ai nuk harroi tė lėshonte edhe akuza pėr mėnyrėn se si menaxhohen tė ardhurat, duke kėrkuar qė ato qė fitohen nga Kupat e Evropės apo reklamat, tė shkojnė nė arkat e klubit dhe jo tė bashkisė.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
avatar
Andi
WebMaster
WebMaster

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 30
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 9428

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi