Lorik Cana firmos kontratėn 4 vjecare me Sandėrlendin.

Shko poshtė

Lorik Cana firmos kontratėn 4 vjecare me Sandėrlendin.

Mesazh nga Andi prej 2009-07-25, 00:59

Lorik Cana ka kaluar tek skuadra e Sandėrlendit nė Premier Ligėn Angleze. Futbollisti shqiptar ka lėnė pas 4 vitesh Marsejėn, pėr shkak edhe tė njė oferte tė mirė tė ardhur nga klubi britanik.

ANGLI- Lorik Cana do tė luajė me anglezėt e Sandėrlendit sezonin e ardhshėm. Mesfushori i kombėtares shqiptare ka mbyllur negociatat me klubin e Premier Ligės, me tė cilin ka firmosur njė kontratė 4 vjeēare pas kryerjes sė vizitave mjekėsore. Sandėrlendi ka paguar 6.5 milionė euro pėr kartonin e futbollistit tė kombėtares shqiptare, ndėrkohė qė rroga e tij do tė jetė mė e larta nė historinė e kėtij klubi, afro 2.5 milionė euro neto nė sezon. Ana financiare ishte edhe arsyeja kryesore qė Cana zgjodhi tė kalonte nė njė klub jo tė niveleve mė tė larta nė Angli.

Cana tė premten ka shkuar nė Amsterdam, ku Sandėrlendi ėshtė duke zhvilluar fazėn pėrgatitore, pėr tė kryer edhe vizitat mjekėsore. Atij i ėshtė premtuar nga drejtuesit qė tė bėhet kapiten i ekipit, ndėrsa i ėshtė lėnė sėrish numri 19, tė cilin ai e mbante edhe te Marseja. Lorik Cana bėhet kėshtu futbollisti i parė shqiptar qė luan nė Premier Ligė. Ai ishte shumė pranė kalimit te Hamburgu nė Gjermani, por ofertat e ardhura nga Britania bėnė qė gjithēka tė ndryshonte. Arsenali, Evertoni, Sandėrlendi, por edhe Liverpuli kėrkuan nga Marseja futbollistin kuqezi, por ishte trajneri Stiv Brus qė kėmbėnguli mė shumė.

Lorik Cana largohet pas 4 vjetėsh nga Marseja, ku ai arriti tė bėhej edhe kapiten i ekipit.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
avatar
Andi
WebMaster
WebMaster

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 30
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 9428

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi