2- Ilyrianėtė e Epirotėtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

2- Ilyrianėtė e Epirotėtė

Mesazh nga tolis prej 2008-10-29, 16:27

Ilyri e vjetėrė nukė pushtonte tė tėrė Shqipėrinė, se nukė unjėsh mė poshtė Vijosėsė nga juga; po nga veriu ish shumė m'e madhe, se sindėkur thamė, xgjatėshė gjer nė Savė e gjer nė funt t'Adriatikut duke pėrpushtuar' edhe Bosnjėn' e tė tjerė vėnde. Qė nga Vijosa e gjer nė mėngėt t'Ambraqisė (t'Artėsė) cop' e jugės sė Toskėris sė sotme quhesh Epir (Ipėrė, Hipėrė a Sipėrė), fjalė shqip, me tė cilėnė e pėrmėtninė vendėsit e anės sė detit sė poshtėrmi, edhe tė cilėnė greqtė, qė qasėshinė atje pėr tregėri, e dėgjuanė nga kėta. Mbretėri' e Ilyrisė ish veēan, e Epirit veēan. Po Ilyrianėtė si edhe Epirirotėtė nukė ishinė tė pėrndarė nė shumė fara e fise, nga tė cilėtė sicilido qeverisėsh prej kėshillės sė parėsisė e tė pleqet tė tyre. Kėto kėshilla quhėshinė Plakoni a Pleqėsi.
Nga kėto dy mbretėri, tė cilatė, istorija na thotė, qė kishinė mjaft qytetėri, duallė disa mbretėr tė fortė e tė ndrituarė si Pyrrua a Burri, mbret' i Epirit, qė mundi Romanėtė e morri Greqinė, e si Tevta, mbretėresh' e Ilyrisė e Gjenēoja, i bir' i saj, qė qėndruanė kaqė kohė burrėrisht kuntrė Romanėvet. Pas tė thėnit tė shkronjėtorėvet tė Greqisė sė vjetėrė, Ilyrianėtė, si edhe Epirotėtė, tė cilėtė s'ndryshonin nga ata me nonjė farė mėndyre, roninė e ishinė si Shqiptarėt' e sotmė, pa nonjė ndryshim; edhe flisninė gjuhėnė, qė flasimė na sot.

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese !
Naim Frasheri
avatar
tolis

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 51
Age : 34
Vendodhja : thessaloniki
Registration date : 29/10/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 0
<b>Kredite</b> Kredite : 3252

Shiko profilin e anėtarit http://www.gjithcka.ilirus.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 2- Ilyrianėtė e Epirotėtė

Mesazh nga tolis prej 2008-10-29, 16:28

Ilyrianėt e Epirotėtė, si qėndruanė shumė kohė kuntrė Romanėvet, mė nė funt forc' e madhe e kėtyre e shumica i mundi, si edhe kaqė kombe tė tjerė qė kishin poshtuarė kėta. Epiri atėherė ish i bashkuarė me Maqedoninėe, me tė qenė q'u mbajtnė shumė kohė e i vranė shumė ushtėri Paul Emilit, kreit tė ushtėris sė Romanėvet, ky njeri i egėrė e zemėrgur dolli e prishi tetėdhjetė qytete nė Toskėri e shpuri kaqė mijė skllef nė Romė!
Kėshtu humbi dliri' e Ilyrianėt e Epirotėvet, edhe kėta vende, do-me-thėnė Shqipėria, hynė nėnė urdhėrit tė Romanėvet. Po shqiptarėtė, sado q'u muntn' e u vranė, nuk u poshtuanė e s'u bėnė robėr. Ishinė prapė e gjthnjė zotėrinj nė vėndit tė tyre e Romanėtė s'kishinė pėrveē se emėnin' e zotėris sė vendit. Pėr tė pasurė pakė fuqi nė Shqipėri, kishinė sjellė disa kolonja Romanėsh e i kishinė vendosurė nėpėr vende tė fortė tė Shqipėrisė. Far' e kėtyre kolonjave janė Vllehtė a Xinxaretė, qė gjendenė edhe sot nė vėndit tėnė. Edhe udhėn' e gjatė, qė kishinė goditurė qė nga Durrėsi gjer nė Salonik pėr tė shpėnė ushtėritė e pėr tregėri e tė cilėnė e quaninė Ignatius nga fjala shqip e gjatė , mezi e ruaninė.
Nė vėndit tė mbretėrvet t'Ilyrisė e t'Epirit ish' mbretėri e Romanėvet, po Shqipėtarėtė qerisėshinė prapė prej parėsis' e prej pleqėsisė sė tyre si gjithė jetėn. Kėshtu qe Shqipėria e kėshtu roninė Shqipėtarėtė nėnė Romanėtė. Kur u nda mbretėri' e Romanėvet mė dy, Shqipėria i ra mbretėrisė sė lindjesė qė kish qėndrėnė nė Konstantinopojė. Edhe nėnė mbretėret tė Konstantinopojės Shqiptarėtė ishinė, po thua, tė dėlirė e qeverisėshinė nė mesit tė tyre; ishinė zotėrinj nė vėnt tė tyre e jo robėr. N'ato kohėra hyni Krishtėrimi nė Shqipėri e mė pakė kohė gjithė Shqipėtarėtė u bėnė tė krishterė, po pa ndruarė vetiat' e zakonet' e vjetėra tė tyre. Duke dobėtuarė' Mbretėri' e Konstantinopojėsė, shtohėsh fuqi' e dliri' e Shqipėtarėvet. Po mė tė shtatėt shekull tė Krishtit mizėri Shqhsh e Bulgarėsh u sulė prej veriut e prej lindjesė e hynė me hir e me pahir nė dhet tė Byzantinjet. Nga kėta Sėrbėtė mbushnė vėndet e veriut tė Ilyrisė, do-me-thėnė Bosnjėnė, Herzegovinėnė, Dalmatinė, Mal e Zi e Sėrbinė, edhe Bulgarėtė pėrzjerė me Shqeh zunė Maqedoninė. Shqiptarėt' e maqedonisė u hoqnė n'anėt tė veriut e tė perėndimit nė malet nga vend' i tyre, po u pėrzjenė me aqė shumė Shqeh, sa i humpnė gjuhėn' e tyre e zunė tė flasin serbisht. P'andaj mundimė tė themi se Bosnjakėtė, Herzegovinasitė, Dalmatėtė e Mal-Zestė janė mė tepėrė Shqipėtarė se me Shqeh' kanė shumė gjak Shqipėtari nė rėmbat tė tyre; shtati, fytyra, zakonetė, kėngėt' e vallet' e tyre e ēdo gjė i afron mė shumė me Shqipėtarė se me Shqeht' e tjerė, tė cilėtė s'kanė atė shtat e atė fytyrė. Po me tė qėnė qė sot flasinė sėrbisht, quhenė Shqeh e jo Shqipėtarė; se gjuha ėsht, e para shėnj e tė ēquarit tė kombevet. Pra, me kėtė mėndyrė u nda gjymės' e Ilyrisė edhe gjymės' e Maqedonisė nga Shqipėria e u bėnė Shqehėri; edhe Shqipėria mbet njė vėnt i vogėlė, qė pushton gjymėsėn' e jugės s'Ilyrisė, gjymėsėn ( anėn' e veriut e tė perėndimit) e Maqedonisė edhe gjithė Epirė. Nė kohėt e Romanėvet e tė Byzantinjet u lan' e u haruanė emėnatė Ilyri, Maqedoni e Epir edhe Shqipėria, qė mbet, si thamė, zu tė quhesh nė botėt Albania, prej emėrit shqip Arbėni. Q'atė her' e tėhu Shqipėria s'ka ndruarė kufi, ėsht' edhe sot ajo, pėrveē pakė vende q'i dhanė Serbis' e Malit tė Zi pas kuvėndit tė Berlinit, si Vranja, Leskovaēi, Kurshunlia, Ulqini etj. Nga tė shumėt' e kėtyre vėndeve Shqipėtarėtė bėnė faj tė madh t'iknė e lanė vendin' e tyre pėr jetė Shqehet, pėrveē Ulqinit qė ka qėn' edhe ėshtė gjithė jetėnė Shqipėri edhe qė pandryshim do tė kthehetė njė ditė e tė bashkohetė me Shqipėrinė.

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese !
Naim Frasheri
avatar
tolis

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 51
Age : 34
Vendodhja : thessaloniki
Registration date : 29/10/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 0
<b>Kredite</b> Kredite : 3252

Shiko profilin e anėtarit http://www.gjithcka.ilirus.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 2- Ilyrianėtė e Epirotėtė

Mesazh nga tolis prej 2008-10-29, 16:28

4- Mbretėrit e vogėla tė Shqipėrisė


Nė kohėrat tė fundit tė Byzantijet, kur kėta ishinė dėbuarė e s'u kish mbeturė fuqi as pėr tė qeverisurė vėndetė, as pėr tė qėndruarė kuntrė armiqet, atėhere, si mė ēdo vėnt, edhe nė Shqipėri ishinė ēpikurė disa mbretėri edhe shumė vėnde tė Shqipėrisė mb'anė detit i kish zėnė gjidhurthėrim' i Venetikut. Nga mbretėret' e vegjėlė, q'ishinė ēpikurė atėhere nė Shqipėri, ca ishinė fjesht Shqipėtarė e ca tė huaj po tė shqipėtaruarė. Nga tė parėtė ish edhe fėmij' e Kastriotit, nga e cila dolli ndjesėmadhi Skėndėrbeu, nė Krujė, fėmij' e Topjesė n'Artė etj; nga tė dytatė ishinė fėmij' e Dukagjinit nė malėsi tė Shkodrėsė, fėmij' e Muzakėsė nė Myzeqe, etj. Kėshtu qe ndarė Shqipėria nė shumė copa, tė cilatė s'mundimė t'i numėrojmė tė tėra mbretėrirėra; mė tė mėdhatė munt tė quhenė kėshtu, tė vogėlatė ishinė kryesi e bojarėri, tė cilatė nga dobėti' e mbretėrisė kishinė mbeturė mė vetėhe e pa urdhėrim. Nė mest tė kėtyre copėrave edhe ndarjet' e grindat' e luftat e pėrbrendėshme s'hiqėshinė kurrė. Kur duallė Tyrqitė e u hodhė ng'Asia n'Evropė duke marrė vėndet e Sinisė sė Ballkanit njėrėn pas jatrit, Shqipėria qe e ndar' e e pėrēarė nė kėtė mėndyrė. Tyrqitė zun' e po muntninė njė nga njė kėta zotėrinj, q'urdhėroninė Shqipėrinė; e ca i pėrzininė fare nga vėnd' i tyre, ca i lininė, si i poshtonin' e pastaj. Njė nga ata qė q'u poshtuanė kėshtu, qe edhe Jan (Gjon) Kastrioti, i at' i Skėndėrbeut, i cili u shtrėngua t'i apė Sulltan Muratit penk tė katrė djemt e tij tė dashurė, m'i vogėl i tė cilėve qe Gjergj Kastrioti, qė thuhetė Skėndėrbeg.

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese !
Naim Frasheri
avatar
tolis

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 51
Age : 34
Vendodhja : thessaloniki
Registration date : 29/10/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 0
<b>Kredite</b> Kredite : 3252

Shiko profilin e anėtarit http://www.gjithcka.ilirus.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 2- Ilyrianėtė e Epirotėtė

Mesazh nga tolis prej 2008-10-29, 16:29

5- Shqipėria nė kohėt tė Skėndėrbeut


Skėndėrbeu, kujt istoria s'i tregon nonjė shok a shembėllė nė trimėrit, nė diturit tė luftėsė, nė forcėt si edhe nė ditjet, nė mendimit tė drejtė, nė njerėzit, n'ėmbėlsit tė zemrėsė e nė madhėrit tė shpirtit, Skėndėrbeu q'i ka dhėnė edhe do t'i apė gjithė jetėnė nder Shqipėrisė, ky burr i pashoktė ish foshnjė, kur ra ndėr duart tė Tyrqet, e u rrit nė plasėt tė Sulltanit; qė pa mbirė qime nė faqet tė ti tregonte trimėrira e bėnte punėra n'ushtėri tė Tyrqet, qė ēuditėsh gjithė bota; kudo qė vinte, muntte e njeri s'i qėndronte dot kundrejt. Kur u kthye Skėndėrbeu nga Syria, tek kish vajturė tė luftonte pėr Tyrqit, dėgjoi nga goj' e Sulltanit vetė q'i ati kish vdekurė; po duke qėnė qė pas kuvėndit e pas besėsė, qė kish lidhur i ati me sulltanė, duhesh qė njė nga tė bijtė tė vinte nė Krujė pėr tė ndejturė nė front tė t'et, Skėndėrbeu bashkė me vdekjen e t'et mėsoi edhe vdekjen e tre vėllezėret tė ti, tė cilėt s'muntinė tė vdisnė nga Perėndia, kėshtu tė tre pėr njė herė. Trimi shqipėtar nuk' ish aq' i pamėt sa tė mos marrė veshse ē'i gjet tė mjerėtė tė vėllezrė edhe qė ajo do ta gjente dhe atė vetė. Edhe vėrtet q'atė ditė zuri i zot' ti ta nxirrte nė lufta e nė mundje tė rrepta e tė rzikta qė tė vritesh, se, ta vriste nė shesh, kish frikė nga ushtarėt tyrq, tė cilėtė e doninė shumė Skėndėrbenė pėr trimėrit e pėr zemėrėmirėsit tė ti. P'andaj Skėndėrbeu priste njė kohė qė tė muntte t'ikėnj e tė vejė nė Shqipėri, pėr tė shpėtuarė edhe vetėhen' e ti edhe mėmėdhenė, pėr tė cilėn' i digjėsh zėmra. Kohėnė qė kėrkonte, e gjeti, pa priturė shumė: edhe vate nė Krujė, pėrzuri Turqitė andej dhe ndenjti nė fron t'et. Gjithė zotėrinjt' e tė parėt' e Shqipėrisė u mbluadhė nė Krujė, lithnė fjal' e kuvėnt e dhanė besė qė tė pėrpiqenė e tė vdesinė pėr shptimit tė mėmėdheut, duke njohurė tė gjithė pėr krye e mbret tė tyre Skėndėrbenė. Kėshtu pėr sė pari u bė Shqipėria u mbluath nė njė mbretėri me njė mbret trim tė zonė si Skėndėrbenė. Tyrqitė nė ēast ēuanė ushtėrira tė mbėdha pėr tė marrė prapė Shqipėrinė, po Skėndėrbeu me shqipėtarėtė u qėndronte kundrejt burrėrisht e me pakė shokė hidhėsh si petriti mi mijėra Tyrqsh e copėtonte ushtėri tė tėra tė Sulltan Muradit e Mehmetit, duke shtėnė frikėn' e tmerrė nė zėmrat tė Tyrqet. Dyzet e kaqė vjet qėndroi kėshtu Skėndėrbeu me Shqipėtarėtė duke vrar' e duke handakosurė armikėtė, e mbajti Shqipėrinė tė pamundur' e tė paposhturė. Gjithė pudhtetat ' e Evropėsė, q'ishinė atherė, kishinė shpresė nė Skėndėrbeu e prisninė shpėtimn' e Evropėsė nga Shqipėtarėtė. po ata nuk ishinė trima e burra si Skėndėrbeu, as kishinė besėn' e Shqiptarėvet. Shumė herė Ungrėtė (Maxharėtė) e Papa e futninė Skėndėrbenė nė zjarrt, pastaj hiqeshinė e e lininė vetėm, duke vėshtruarė sė largu. Me gjithė kėtė Skėndėrbeu qendroi e duroi; edhe Shqipėria nė gjallėt tė kėtij burri e ruajti dlirin' e saj me nder. Por me tė vdekurit tė Skėndėrbeut Shqipėria ra ndėr duart tė Tyrqet.

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese !
Naim Frasheri
avatar
tolis

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 51
Age : 34
Vendodhja : thessaloniki
Registration date : 29/10/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 0
<b>Kredite</b> Kredite : 3252

Shiko profilin e anėtarit http://www.gjithcka.ilirus.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 2- Ilyrianėtė e Epirotėtė

Mesazh nga tolis prej 2008-10-29, 16:29

6- Shqipėria nėnė Tyrqitė

Pas Skėndėrbeut e pas kohės sė kėtij burri, e cila, sado qė shkoi e tėrė me luftra e me gjak, ėshtė m'e bukur' e m'e bekuar' e gjithė kohėravet pėr vėndinė tėnė, se vetėm atėherė u mblodh i tėrė kombi mė njė qeveri tė dlirė e iu dėgjua emėni nė gjithė botėt me nder tė math nga tė qėndruarit kundrejt Tyrqet, tė cilėvet atėhere mbretėri tė mėdha s'u qendronin dot, pas kohės sė kėtij burri tė ndjerė, themi, Shqipėria u bė njė copė e mbretėrisė sė Tyrqisė. Shqipėtarėtė njerės trima e luftėtarė kanė pasurė gjithė jetėnė dėshirė tė madhe pėr luftė e luftėn' e kanė quajturė njė pun' e njė fitim pėr vetėhė tė tyre. Vininė nėpėr gjith' anėt t'Evropėsė me armė nė dorė e bėninė tė fitonj' ay q'i merrninė anėnė. pas kėtij zakoni tė vjetėrė tė tyre ishinė hedhurė edhe n'Asi e kishin hyrė nė shėrbim tė Tyrqet duke ndihurė kėtyre me armė e me trimėri. Bajazit Pasha, burrė trim e me besė tė fortė, qė nxori Ēelepi Sulltan Mehmednė nga mez' i ushtrisė sė Tamerlanit (Timur-Lengjit) e e shpėtoi nga mijėra rezike duke vėnė vetėhen' e ti nė rezik tė math e duke marr' atė shumė herė mė krahė e duke lypurė; ky Bajazid-Pasha, qė shpėtoi jetėn e ati Sulltani, pa tė cilėnė mbretėri' e Tyrqet e fėmij' e Osmanit ishinė tė shuara e tė humbura pėr jetė, ky ishte Shqipėtar, si edhe shumė tė tjerė pashanj' tė mbėdhenj njerės, qė kanė treguar trimėri tė mėdha e shėrbime tė rėnda n'ushtėri tė Tyrqet shumė kohė mė parė se tė merretė Shqipėria prej Tyrqet. Kėshtu Shqipėtarėtė kishinė zėnė tė marrėnė besėn' e Tyrqet e tė bėhenė myslimanė qė pa rėnė Shqipėria nė duart tė Tyrqet. Po si u bėnė kėta zotėrinjt' e Shqipėrisė, kėthyerj' e besės u shtua shumė mė tepėr edhe mė tė gjith' anėt tė Shqipėrisė zunė tė marrėnė besėn' e mundėset, duke thėnė tek ėshtė kordha, ėshtė besa!
Shqipėtarėtė kanė kėtė vetiė qė rėndonenė ēpejt nga njė besė e duanė gjithnjė ta ndėrojnė; si pan' edhe qė Tyrqitė s'u bėjnė nder atyre qė s'janė nė besėt tė tyre, s'pėrtuanė pėr tė marr' atė besė. Po edhe ata qė mbetnė tė krishterė, nuk' u poshuanė tė bėjnė raje si kombet' e tjerė, po mbajtėnė armėtė e nder' e tyre edhe vininė edhe kėta nė luftė e lėftonin bashkė me vėllezėrit' e tyre myslimanė kuntrė anmikėvet tė Tyrqisė. Puna, qė donte mbretėri e tyrqisė, u erth mbarė pas vetiės sė tyre. Luftėra tė paprera, lodėra e vrape me kuaj, rrėmbime, vrasje, presje e tė tjera tė kėtilla gjėrėra, qė doninė turqitė, kėto ishinė punėrat' e dashura edhe tė Shqiptarėvet. Tyrqitė gjetnė nė Shqiptarėtė njė shok tė luftėsė tė fortė e tė besės, edhe shqiptarėtė gjetnė nė tyrqit njė zot, q'u hapte pėrpara njė shesh tė gjėr' e tė ēpenguarė pėr tė bėrė gjith' ato q'u donte zėmra. Shqipėria nė kohėt e Tyrqet u bė m'e pasurė e m'e begatė se kurdo; se Shqipėtarėtė sylėshinė bashkė me Tyrqitė nėpėr gjith' anėt tė botės edhe ktheheshinė ngarkuarė me ar e me ergjėnt, me armė tė vjejtura e me kuaj tė bukurė t'Arabisė, t'Egjyptėsė, tė Qyrdistanit, t'Ungrisė etj. Me tė qėnė trima e mė tė zottė se Tyrqitė, shkoninė edhe nėpėr mė tė mėdhenjt e mė tė nderēmit vėnde e kishinė mė teprė nder se ata vetė Tyrqitė. Vetėm sadrazemė, do-methėnė Vezirė tė mėdhenj, janė bėrė afro 25 shqiptarė edhe mė tė mirėt' e mė tė dėgjuarit' e atyre qė kanė ndėnjurė nė kėtė vėnt, janė Shqipėtarė.
Pa le nė Shqipėri qė s'vinte kurr' i huaj. Gjith' ata qė qeverisninė Shqipėrinė, tė vegjėl' e tė mėdhenj, ishinė tė gjithė e gjithnjė Shqiptarė. Mundimė tė themi se Shqipėria qeverisėsh mė vetėhe prej Shqiptarėsh e me zakonet tė saj. S'ish poshtuarė as pakė nėnėTyrqet e s'paguante gjė pėrveē gjaknė, qė derthte nė luftė edhe i cili i paguhėsh e ēpėrblehesh fort shtrenjt. Kjo ėshtė ngjaja, qė kanė lidhurė Shqipėtarėtė me Tyrqit. Shqipėtarėtė gjeninė nė tyrqit atė qė doninė, gjėnder, armė, kuaj, rrėmbime sa tė donin edhe dliri sa u duhėsh; edhe Tyrqitė gjenin nė Shqipėtarėt atė qė doninė: trimėri, besė e gjak tė derdhurė pa kurcim. Kėshtu qenė punėratė gjer nė kohėt tė tanzimatit; do tė shohėmė mė poshtė se qysh u ndruanė q'atėher' e tėhu.

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese !
Naim Frasheri
avatar
tolis

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 51
Age : 34
Vendodhja : thessaloniki
Registration date : 29/10/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 0
<b>Kredite</b> Kredite : 3252

Shiko profilin e anėtarit http://www.gjithcka.ilirus.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 2- Ilyrianėtė e Epirotėtė

Mesazh nga tolis prej 2008-10-29, 16:30

7- Kombėri' e gjuh' e shqipėtarėvet

Shqipėtarėtė flasinė njė nga mė tė vjetėrat' e mė tė bukuratė gjuhė tė dheut. Gjuhėratė, qė kanė qėnė shoqet' e motėrat' e Shqipesė, kanė mijėra vjet qė kanė humburė e s'flitenė nė njonjė vėnt tė dheut; po nė vendit t'atyre pėrdorenė mbesat e stėrmbesat' e tyre. Shqipja ėshtė shoqe me greqishten' e vjetėr' me Llatinishtenė, me Sanskrishtenė, gjuhėn e Indis' sė vjetėrė, me Zendishtanė, gjuhėn' e Persisė sė vjetėrė, me Qeltishtenė, me Tevtonishtenė etj. Po kėto gjuhėra, qė numėruamė, nga tė cilatėca kanė motra qenė tė vogla tė Shqipesė e shumė mė tė ra, se ajo, kėto gjuhėra, them, kanė mijėra vjet qė nukė po flitenė mė e s'rojnė pėrveēse mė faqet e tė ca livrave tė vjetėra. Ato quhenė gjuhėra tė vdekura e shqipja, gjuha jonė, qė ėshtė m'e vjetėrė nga ato, ėsht' e gjallė e flitetė edhe sot si nė kohėt tė Pelasgėvet. Pa ndryshim Pelasgėt janė m'i vjetr' i kombevet arianė t'Evropėsė. Kemi shumė shėnja e shumė dėftime, tė cilatė dėftejnė faqeza qė nga ata Pelasgė, qė na dukenė si pėrrallė nga vjetėri' e e tepėr e tyre, kanė folurė kėtė gjuhė, qė flasim na sot. Emėrat' e perėndivet, q'u falėshinė Pelasgėtė e prej tė cilėvet i ka marrė mythologji e Grekėret e Romanėvet edhe shumė fjalė tė tjera, qė na ka ruajturė istoria e emėna vendeve etj, dukenė qė janė fjalė fjeshtė shqip edhe na tregojnė qė Pelasgėtė kanė folurė kaqė mijė vjet mė parė kėtė gjuhė, qė flasim ne sot, po-thua pa ndryshim a me aqė pakė ndryshim, sa tė mundtte tė delte sot njė Pelasg, do tė muntninė tė flasimė me tė si flet njė Gegė me njė Toskė a njė Ēam me njė Gorar. Shronjėtor' e gjuhėsė shqip, tė pėrkthyerėt' e tė tjera bukuri qė s'i ka nonjė nga gjuhėt' e sotme e tė cilatė edhe gjuhėt' e vjetėra s'i kanė tė mbaruara e tė tepra, gjithė kėto gjėrėra e rrėfejnė qė shqipja ėshtė njė gjuhė fort e vjetėrė, e mbeturė qė nga kohėrat' e qėmoēime e tė pėrrallta e e ruajturė sindėkur qe, pa prishur' e pa ndryshuarė. Shenj e kombėrisė ėshtė gjuha: ēdo komp mbahetė me gjuhėt, ata njerėz, qė harojnė a lėnė gjuhėn' e tyre e flasinė njė tjetėrė gjuhė, me kohė bėhen njerėzit' e ati kombi q'i flasinė gjuhėnė e dalinė nga kombėri' e tyre. Kaqė kombe, qė janė shuarė mos pandehni se vdiqn' a u vranė tė tėrė; jo kurrė, po u pėrzjenė me tė tjerė kombe, muarrė gjuhėn' e atyre, edhe u bėnė nga ata pa tė ēquarė. Kėshtu janė shuarė Maqedonasitė, Trakasitė, Frygasitė, Ilyrianėt' e sipėrme' e kaqė gjindje tė tjerė, q'ishinė Pelasgė, do-me-thėnė Shqipėtarė si na, e qė sot s'janė, se u shuan' e u haruanė duke humburė gjuhėn e tyre. Por Shqipėtarėt e atyre vendeve, qė quhen sot Shqipėri, e kanė ruajturė fort mirė gjuhėn' e tyre; e kėshtu flitetė edhe sot n'atė copėzė vėnt gjuh' e vjetėrė e Pelasgėvet tė pėrallavet. Qysh e kanė ruajturė dot shqipėtarėtė gjuhėn' e tyre tė tėr' e tė paprishurė nėpėr mest tė kaqė kohėravet t'egėra? Qysh gjuha shqip s'ėshtė prishur' e ndryshuarė, duk me mos pasurė shkronja e livra e duk me mos shkruar' e kėnduarė nėpėr shkolla, kur gjuhėra tė shkruara e tė ndėrtuara me kujdes tė math janė prishur' e ndryshuar aqė sa tė quhenė gjuhėra tė tjera? Pėrgjigj' e kėtyre pyetjeve ėshtė fort e lehtė: shqiptarėtė e kanė mbajturė gjuhėn' e kombėrin' e tyre me shkronja, as me dituri, as me qytetėri, po vetėm me dliri, me tė qenė gjithnjė vetėm e mė vetėhe, me tė mos pėrzjerė me tė tjerė e tė mos kallurė tė huaj nė vendit tė tyre. Tė qėndruarėtė larg nga gjithė bota, nga dituritė, nga qytetėria, nga tregėrira, me njė fjalė, tė rojturė si tė egėrė nėpėr malet u ka ruajturė e shpėtuarė Shqipėtarėvet gjuhėn e kombėrinė. Qysh Shqiptarėtė nuk janė menduarė kurrė tė shkruajn' e tė kėndojnė gjuhėn' e tyre? Kjo ėshtė njė ēudi e madhe. Nukė themi pėr ato fara e fise tė vogėla e tė pėrndara tė Pelasgėvet e t'Ilyrianėvet tė vjetėrė, se ata, duke rojturė si t'egėrė nėpėr malet, nukė shihninė nonjė pėr kėtė e s'u vinte ndėr mėnt kurrė njė gjė e kėtillė. Po Maqedonasitė, qė kishinė njė mbretėri tė goditurė, si edhe mbretėri e Pyrros n'Epir e Tevtėsė n'Ilyri, qysh nukė panė nevojė tė shkruajnė nė gjuhėt tė tyre? Filipi, qė pėrpiqėsh tė ritte Maqedonin' e tė pushtonte Greqinė, qysh desh tė bėnte edhe gjuhėn e ti tė shkruarė si greqishtenė? Aleksandri, tė themi s'pat kohė, e po Ptolemenjtė, qė xgjuanė diturit' e gjuhėn' e Greqet n'Aleksandriė, qysh nuk' u menduanė edhe njėherė pėr gjuhėn' e tyre, t'i bėninė njė palė shkronja, duk me qėnė qė shihninė gjithė kombet' e Asis' e t'Egjyptėsė, qė shkruaninė sicilido gjuhėn' e ti? Romanėtė mėsonin' edhe gjuhėnė greqisht edhe filosofin' e gjithė dituritė i kėndoninė nė kėtė gjuhė, po kishinė bėrė edhe shkronja nė gjuhėt tė tyre, Latinishtet, edhe shumė gjėra shkruani' e i kėndoninė nė kėtė gjuhė. Doktor Hani, i madhi filolog Alėman, qė ka shkruarė shumė tė vėrteta pėr Shqipėrinė, ka gjeturė mė nj'anėt tė Shqipėrisė njė gur tė shkruarė shqip me ca shkronja, tė cilatė u ngjajnė shumė shkronjave finiqishte edhe dukenė tė marra prej atyre, pa qėn' ato vetė. Po kėto shkronja, s'janė parė gjetkė, as dihetė tė kenė qėnė tė pėrdorura nė Shqipėri. Ca varre e tė tjerė gurė tė shkruarė me shkronja greqishte n'Asi tė Vogėlė afr' Angorėsė edhe ca tė tjerė shkruarė me shkronja Llatinishte n'Etruriė t'Italisė, e tė cilavet gjuha s'ėshtė as greqisht as llatinisht, duketė tė jenė shkruarė me gjuhė shqip prej Frygaset e Etruskėvet tė vjetėrė, tė cilėtė ishin Pelasgė, do-me-thėnė Shqipėtarė. Po edhe kėto janė gjė tė paka e tė vetėme. Merretė vesh qė Shqipėtarėtė qė motit kanė shkruarė herė herė nė gjuhėt tė tyre me ato shkronja, qė dininė, sikundėr edhe tani pastaj qė shkruaninė ca me shkronja arabishte, ca me greqishte e ca me llatinishte. Kėto janė gjėrėra tė pakta e Shqiptarėtė s'janė menduarė kurrė tė goditinė njė palė shkronja pėr tė shkruarė gjuhėn' e tyre edhe shqipja kish mbeturė gjer nė kohėt tėnė gjuhė e pashkruarė.

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese !
Naim Frasheri
avatar
tolis

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 51
Age : 34
Vendodhja : thessaloniki
Registration date : 29/10/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 0
<b>Kredite</b> Kredite : 3252

Shiko profilin e anėtarit http://www.gjithcka.ilirus.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 2- Ilyrianėtė e Epirotėtė

Mesazh nga tolis prej 2008-10-29, 16:30

8- Shqipėtarėtė gjithnjė pėr botėn, e kurrė pėr vetėhe


Sikundėr thamė mė siprė, Shqipėtarėtė gjithmonė janė vrar' e pėrpjekurė e kanė cpėrkaturė tė tėrė faqen' e dheut me gjakt tė tyre; po nga gjaku i Shqipėtarėvet tė tjerė kanė fituarė, Shqipėria s'ka parė nonjė tė mirė. Shumė Shqipėtarė janė ēquarė e kanė treguarė vetėhenė nė dituri e nė tė tjerė gjėrėra; po me kėta tė tjerė mburenė e jo Shqipėtarėt' e Shqipėria. Me Pyrron' e me Aleksandrinė mburenė Grekėritė e i quajnė Grekėr, Maqedonasitė, qė me trimėrit tė tyre muarrė gjithė botėnė nė pakė kohė nuk i suallė nonjė tė mirė Shqipėrisė, po Grekėritė, qė ishinė armikėt' e tij, u ranė pas e i rrethuanė, edhe kėta fituanė nga gjaku qė derdhnė ata. Se Maqedonasitė pėrndanė nėpėr gjithė vendet qė muarrė, gjuhėn e qytetėrin' e Greket e jo tė tyrenė; q'ish shqipja. E shum' e botėsė edhe sot Maqedonasitė i zėnė pėr Grekėr. Vėrtet, tė mos ishinė Maqedonasitė gjuha e Greqet e qytetėri' e tyre do tė mos kish marrė dot kurrė kėtė bujė, qė ka sot, edhe mbase do tė kish humbur' e t'ish harruarė fare; se shkoll' e Aleksandrisė edhe tė diguritė qė arrinė n'Egjyptė nė kohėt tė Ptolemenjet, e bėnė gjuhėn e qytetėrin' e Greqet tė pėrndahetė e tė dėgjohetė me gjith' anėt tė dheut. Ptolemenjtė, q'ishin fjeshtė Shqiptarėt nga Ēamėria e gjithė Maqedonasitė lanė gjuhėn e tyre, shqipenė, me nj'anė tė harruarė e tė paditurė e vunė pėrpara greqishtenė, gjuhėn' e Dhimosthenit, qė ka folurė aqė kuntrė Maqedonaset. Prej grekėrve erdhė Romanėtė; edhe kėta fituanė shumė nga Shqipėtarėtė: trimėri e Shqipėtarėvet e mendj' e tyre shėrbente mburjen' e Romanėvet e jo tė tyrenė. Shumė njerės trima e tė diturė kan' arriturė edhe nė kohėt tė kėtyre nė mest tė Shqipėtarėvet, po bota i ka njohurė si Romanė e jo si Shqipėtarė. (Klaudi i dytė, Aureliani, Diokleani, Anastasi i parė, Justini i parė etj) Pas Romanėvet u erth radha Tyrqet. Shqipėtarėtė, duke pėrzjerė me Tyrqitė, kanė marrė anė nė gjithė luftėrat, qė bėninė e qė fitoninė kėta kuntrė gjithė botėsė; edhe mė tė madhe nė trimėri e mė tė miratė punėra i bėninė Shqipėtarėtė, po emėninė e kishinė Tyrqitė, edhe gjithė bota i dinte Tyrq e njeri s'i njihte si Shqipėtarė. Mė tė mėdhenjt' e mė tė mirėt e Vezirėve tė Tyrqisė ishinė Shqipėtarė, si Sinan-Pasha qė ka marrė Jemenė e ka shpėnė fjamurin' e Tyrqisė gjer nė detet t'Indisė, si Qyprilinjtė q'ė kanė shpėtuarė mbretėrin' e Tyrqisė nga njė rezik i math e e forcuanė aqė kėtė mbretėri, sa van' e rrethuanė Vjenėnė. Edhe shumė tė tjerė njerės tė mbėdhenj e burra trima kan' ardhurė, prej tė cilėve Tyrqia ka fituarė shumė, po Shqipėria aspakė. Nė kohėrat e pastajme Shqipėtarėtė myslimanė kanė punuarė e janė vrarė pėr Tyrqitė e Shqipėtarėtė e krishterė pėr Grektė, pėr kėta dy kombe, tė cilėtė, as njėri as tjatri s'ua dinė tė mirėnė e ja u ēpėrblejnė me tė keqe duke pėrpjekurė pėr humbjen' e kobit shqipėtar. Boēari, Xhjavella, Miauli e tė tjerė, ( kėta morėn pjesė nė revolucionin ēlirimtar grek, qė shpėrtheu nė vitin 1821, ku Greqia fitoi pavarėsinė kombėtare) mė tė shumėt' e trimavet, qė janė pėrpjekurė pėr ngjalljen' e pėr dlirin' e Greqisė, kanė qenė fjeshtė Shqipėtarė e jo farė Grek; po nga trimėri' e tyre ka fituarė shumė Greqia e jo fare Shqipėria. Nė syt tė botėsė lėftoninė Greqtė e Tyrqitė, po nė tė vėrtetėt lėftonin Shqiptarėt' e krishterė me Shqiptarėtė myslimanė, kur muntnin' ata, fitonte Greqia; kur muntninė kėta, fitonte Tyrqia; po gjaku, qė derdhesh nga tė dy anėtė, ish gjak Shqipėtari. Shqipėtarėtė vritenė vėlla me vėlla, tė tjerė fitojnė.. Shqipėtari e ka derdhurė gjithnjė gjaknė pa kursim, po e ka derdhurė kot: kurrė Shqipėria s'ka fituarė nga gjaku i Shqipėtarėvet; gjithnjė tė huaj edhe armikė tė Shqipėrisė kanė fituarė nga ay gjak i vjejturė e i derdhurė pa mendim! Jo vetėm me kordhė e me gjak, po edhe me pendė e me mėnt Shqipėtarėtė kanė shėrbėtuarė gjithnjė tė huajtė. Me tė mos shkruarė gjuhėn' e tyre, janė shtrėnguarė tė shkruajnė greqisht, llatinisht, shqahisht, tyrqisht a arabisht; edhe me emėnit tė tyre mburenė tė zott e kėtyre gjuhėve e Shqipėtarėtė pandehnė t'egėr e tė paditurė, gjith' i qeshinė duke thėnė se ja u ka ngrėnė buallica livrėn' e tyre. po Aristoteli, m'i madh' i filosofėve tė Greqisė sė vjetėrė, ishte maqedonas, do-me-thėnė Shqiptar e jo grek. Vėrtet nė Stagjyrė, tek ka lindurė, ishinė dhe ca Greq' t' ardhurė, po fytyr' e Aristotelit, qė shohimė n'agalmėt tė ti edhe gjuha greqisht, q'e ka shkruarė tė pėrtuarė e jo aqė tė drejtė si edhe miqėsia, qė kish me Filipnė, anėmikun e Greqet, e tė tjera shėnja tregojnė se ky filosof i math nukė ish lindurė prej ndonjė nga Greqia, qė kishin ardhurė nė Stagjyrė, po prej njė stargjyraku vėndės e ish maqedonas, do-me-thėnė Shqiptar i fjeshtė. Shqiptarėtė e kanė tregua gjithė jetėnė qė janė tė zottė edhe me kordhė edhe me pendė, edhe me trimėri edhe me mėnt e me dituri, e Shqipėria ka nxjerrė shumė njerės tė ēquar' e me nam tė math, po nonjė nga ta s'ka punuarė pėr Shqipėrit, e cila ka mbeturė gjithnjė e varfėrė e e padėgjuarė, e me djemt' e saj mburenė tė tjerė kombe. Eshtė ndodhurė njė shqipėtar i zoti tė ngjallnjė Egjyptėnė e tė bėnjė prej kėti vėndi tė humbur' e tė prishurė, si ish atėhere, njė vėnt tė pasur' e tė ndrituarė, si ėshtė sot. Njė Mehmet-Ali, shqipėtar i pamėsuarė, u ndoth i zoti tė shpėtonjė kėshtu njė vėnt tė huaj e tė largė, po kurrė njė shqipėtar s'ėshtė ndodhurė t'i bėnjė Shqipėrisė njė tė mirė tė kėtillė. P'andaj duke mbaruarė kėtė fjalė, themi prapė me hidhėrim zėmre qė: Shqipėtarėtė kanė punuarė gjithmonė pėr botėnė e jo pėr vetėhe. Vetėm njė Skėndėrbe ka punuarė, nė kohėrat tė shkuara, pėr Shqipėrinė e vetėm ay ėshtė me tė vėrtetė mburrje pėr Shqipėrinė.

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese !
Naim Frasheri
avatar
tolis

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 51
Age : 34
Vendodhja : thessaloniki
Registration date : 29/10/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 0
<b>Kredite</b> Kredite : 3252

Shiko profilin e anėtarit http://www.gjithcka.ilirus.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 2- Ilyrianėtė e Epirotėtė

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi