Vazhdim i pjesės sė parė : 1- Pelasgėtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vazhdim i pjesės sė parė : 1- Pelasgėtė

Mesazh nga tolis prej 2008-10-29, 16:25

Po na vetė fjalėnė Arbėrė e kemi pėrrethuarė vetėm nė njė farė tė kombit tėnė, tė cilėn e themi Lap, edhe kombi tėrė ka marrė emėrinė Shqipėtar e vendi ynė Shqipėri, fjalė tė bėra prej shqipesė, zogut tė bekuarė' tė Hyjit, q'i falėshinė prindėrit' e vjetėrė tanė, edhe tė cilit fytyrėnė e kishinė edhe nė flamurt. Po kjo fjalė duketė tė mos jetė shum' e vjetėrė a tė mos ketė qerbė qė nė kryet e pėrgjithēime, se vėllezėritė tanė, qė rojnė jashtė Shqipėrisė, n'Itali, nė Greqi e gjetkė nuk' e dinė, po quhen edhe sot Arbėrė. Me tė vjetėrtė prindėt tanė bota i quajnė Pelasgė, fjal' e mbeturė nga prindrėt tanė tė mėpastajmė, tė cilėtė quaninė mė tė parėt e tyre Plak a Pleq. Sido tė jetė, ky komp kaq i vjetėrė e kaq i vjejturė pėr istorit ka qėn' i shum' e i fortė e i pėrhapurė nėpėr gjith' Evropėt tė Lindjesė. E tėrė Sinisi' e Ballkanit edhe pėrtej Tumėsė, Ungria, Kroatia etj, si edhe Greqia e gjithė anėt' e perėndimit t'Asisė sė vogėlė, do-methėnė t'Anatollit, ishinė vend' i Pelasgėvet, Shqipėtarėvet tė vjetėrė. Ca nga kėta Pelasgė u hodhė pėrtej den' Adriatik, n'Itali; Estrusqitė, Llatinėt e tė tjerė kombe t'Italisė janė prej farės sė Pelasgėvet. Mė pastaj erth njė komp i vogėlė, q'i thoshinė Helen a Grek, e zu vėnt nė Greqi nėpėr nisit tė Pellgut Egje e nėpėr anėt detit rotull, duke pėrzėnė Pelasgėtė andej a duke pėrzierė me ta. Po edhe kėta Helenė, q'erdhnė n'ata vėnde, ishinė prej njė fare me pelasgėtė, si edhe Shqehtė, Gjermanėtė, Gjelttė a galėtė e tė tjerė kombe t'ardhurė ng' Asia, tė cilėt thuhenė gjithė bashkė Arianė, fėmij' e madhe, qė pėrpushton edhe Persėtė, Indianėtė e tė tjerė kombe t'Asisė. Por Llatinėtė janė mė t'afėrė nga gjithė me na Shqiptarėtė, p'andaj edhe gjuha jonė i ngjan shumė Llatinishtesė e gjuhėvet, qė janė ndarė prej saj, si italishtja, francishtja, etj. Pelasgėtė kishinė njė besė tė bukur' e vjershėtore. Besoninė gjithė shėnjat e naturės e trupet e qiellit: i faleshinė djellit, hėnėsė, yjevet tė mėdhenj, qjellit, revet, erėsė, detit e tė tjerave. Vetėtima, gjėmimi, rrufeja e gjithė shėnjat' e naturėsė ishin tė shėnjtėruara nė syt tė tyre. Zjarrėnė e kishinė nė shumė nder e mė ca vende s'e shuanin kurrė. As nė qeverit as nė besėt nukė doninė njė vetė, qė bėn ē'do, po u kish ėnda kėshillėn' e kuvendin' e shumėve. Kjo besė, tė cilėnė Greqt' e Llatinėtė e zgjeruan' e e zbukuruanė mė teprė, ėshtė edhe sot n'Evropė e nė gjithė botėt tė qytetėruarė bes' e vjershėtarėve, tė cilėtė nė kėtė gjejnė bukurin e shijėnė, q'u duhetė. Kjo besė, qė thuhetė mythologji, ėshtė bes' e tė parėvet prindėr tanė, Pelasgėvet.


...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese !
Naim Frasheri
avatar
tolis

Online
Offline

Male
Numri i postimeve : 51
Age : 34
Vendodhja : thessaloniki
Registration date : 29/10/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 0
<b>Kredite</b> Kredite : 3309

Shiko profilin e anėtarit http://www.gjithcka.ilirus.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi